Publikuar më 02 Јуни, 2022 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka barazuar 1:1 ndaj Bullgarisë në ndeshjen e parë të Grupit 4 Ligën C të Kombeve.
Përfaqësuesja jonë dominoi gjatë ndeshjes, krijoi disa mundësi të shkëlqyera, por Bullgaria nga rasti i vetëm shënoi gol për barazim në Razgrad.
Golin për Maqedoninë e shënoi Milan Ristovski, pasi Bullgaria kaloi në epërsi në pjesën e parë.
Mundësinë e parë e pati Darko Çurlinov në minutën e 6-të. Pasi mori një top nga Elmasi, gjuajti drejt portës, por portieri vendas u tregua i kujdesshëm.
Në minutën e 13-të Bullgaria kaloi në epërsi për 1:0. Golashënues ishte Kiril Despodov. Mbrojtja jonë reagoi keq, duke mos i prerë pasimin Nedelev dhe Dimitrievski ishte i pafuqishëm për të ndalur këtë aksion, me topin që përfundoi në rrjetë.
Në minutën e 21-të, pas një aksioni madhështor të Elmas dhe Bardhit në zonën e rreptësisë së vendasve, Bardhi gjuajti fuqishëm nga disa metra, por portieri Vucov pengoi me kokë golin për Maqedoninë.
Në minutën e 41-të Elmas gjuajti pranë portës pas një krosi nga këndi. Skuadra jonë, me gjithë dominimin e fushës dhe disa tentativa për golin, u largua me negativ në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Milan Ristovski në minutën e 47-të pati tentativën e parë për të rrezikuar portën e vendasve, por Vucov u tregua i kujdesshëm.
Në minutën e 50-të Maqedonia barazoi në 1:1 me golin e Milan Ristovskit. Lojtarët tanë kërkuan lojë me dorë dhe penallti, pas një gjuajtjeje të Elmasit, por pasi arbitri nuk lajmëroi, topi i përfundoi te Milan Ristovskit i cili goditi mes këmbëve të portierit kundërshtar për shifra 1-1.
Maqedonia vazhdoi dominimin e saj. Pas një ore lojë, Alioski gjuajti mirë nga brenda zona, por Vucov sërish ishte në nivel të detyrës.
Në fund të ndeshjes ra ritmi i lojës, nuk arritëm të krijonim mundësinë e duhur për një gol epërsi, megjithëse e kontrolluam plotësisht ndeshjen.
BULLGARIA: Vucov, Dulgerov, Çorbaxhiski, Popov, Kostadinov, Minçev, Jordanov, Malinov, Kraev, Jankov, Stefanov;
MAQEDONIA: 1. Stole Dimitrievski, 3. Stefan Ashkovski, 6. Visar Musliu, 7. Elif Elmas, 8. Ezgjan Alioski, 9. Aleksandar Trajkovski (46` Bojan Miovski), 10. Enis Bardhi, 11. Darko Çurlinov (46` David Babunski), 14. Darko Vellkovski (88` Kire Ristevski), 19. Milan Ristovski (72` Dorian Babunski), 20. Stefan Spirovski (72` Boban Nikolov);
Seleksionues: Blagoja Milevski;