Maqedonia barazon 1:1 kundër Moldavisë

Publikuar më 22 Март, 2024 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë barazoi 1:1 kundër Moldavisë në stadiumin "Mardan" në Antalia të Turqisë. 

Bojan Miovski në minutën e 45-të shënoi golin për epërsinë e përfaqësueses tonë. Golit të Miovskit i parapriu goditja e kapitenit Bardhi, goditje të cilën portieri i Moldavisë e devijoi deri te Miovski. 

Me eurogolin e Damashkan në minutën e 83-të, Moldavia barazoi në 1:1 për rezultatin përfundimtarë në ndeshjen kontrolluese mes dy përfaqësueseve. 

Në minutën e 17-të, përfaqësuesja jonë kishte rastin e parë të takimit. Bardhi harkoi në gjashtëmbëdhjetëmetërsh, ndërsa goditja me kokë  e Serafimov përfundoi shumë pranë golit të Moldavisë. Në minutën e 24-të, moldavët e bllokuan goditjen e Elmas, ndërsa menjëherë pas këtij rasti, jo precize ishte edhe goditja e Atanasov. 

Alioski në minutën e 30-të dërgoi një harkim të saktë drejt Ristovskit, mirëpo sulmuesi ynë me kokë goditi përskaj golit. 

Moldavia në minutën e 41-të e kishte mundësinë më të mirë gjatë pjesës së parë, mirëpo goditjen e Mocpan e mbrojti, Dimitrievski. 

Në pjesën e dytë, Maqedonia luajti shumë më mirë se kundërshtari. Një rast të shkëlqyeshëm në minutën e 56-të, e kishte Milan Risovski, mirëpo pasi mjaft mirë u lirua nga futbollisti mbrojtës, goditi vetëm përskaj golit të Moldavisë.

Dy minuta më vonë pas një rivënie nga këndi, tentoi edhe Iljazovski, mirëpo i vëmendshëm ishte portieri mysafir. 

Elif Elmas në minutën e 76-të, pas një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm me Mitrovskin, goditi nga një pozitë shumë e volitshme, mirëpo sërish mbrojti portieri mysafir. 

Në minutën e 83-të, eurogol i Vitali Damashkan. Pas harkimit nga krahu i djathtë, sulmuesi i Moldavisë me një goditje volej shumë precize, mposhti Dimitrievskin për rezultat 1:1. 

1. Stole Dimitrievski, 2. Аhmet Iljazovski, 4. Nikolla Serafimov, 6. Visar Musliu, 7. Elif Elmas, 8. Еzgjan Alioski (46 Bojan Dimoski), 10. Enis Bardhi (46 Dimitar Dimitrovski), 11. Darko Çurlinov (63 Tihomir Kostadinov), 19. Milan Ristovski (63 Agon Elezi), 20. Bojan Miovski (76 Lirim Qamili), 21. Jani Atanasov; 

23. Dorijan Railian, 2. Oleg Reapçuk,  4. Vlladislav Baboglo, 5. Vaçesllac Posmak, 7. Аrtur Ionica, 8. Nikita Mocpab , 13. Maksim Kozhokaru, 14. Аrtur Kreçuk, 17. Virçiau Postolaki, 22. Vadim Raca, 26.Viktor Mudrak; 




   
   
Reprezentacioni A