Maqedonia barazoi pa gola ndaj Armenisë

Publikuar më 02 Септември, 2021 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka barazuar pa gola kundër Armenisë në kuadër të xhiros së 4 në eliminetoret e Kampionatit Botëror 2022. Përfaqësuesja jonë më e mirë me 7 pikë të tubuara tashmë ndodhet në vendin e tretë në grup, pas Armenisë me 10 pikë dhe Gjermanisë me 9 pikë të grumbulluara.

Në arenën “Todor Proeski”, përfaqësuesja jonë zhvilloi një lojë të mirë në pjesën e parë, në të cilën kishim dominimin dhe disa raste që nuk arritëm ti shfrytëzojmë.

Aleksandar Trajkovski kishte tentim, por gjuajtja e tij pas asistimit të Elmasit përfundoi skaj portës së Armenisë. Në situate të mira u gjendën edhe Tihomir Kostadinov, i cili nuk shfrytëzoi mirë krosimin e Bardhit, përderisa Stefan Ristovski nuk arriti të gjuajë mirë brenda zonës së rrezikut të kundërshtarit.


Mysafirët tentonin përmes kundër sulmeve të gjejnë rrjetën tonë, por portieri jonë Stole Dimitrievski ishte në nivelin e detyrës dhe nuk lejoi që Armenia të kalojë në avantazh.

Në pjesën e dytë, kundërshtari tentoi me një gjuajtje nga distanca përmes Vardarnjan, por rastin më të mirë e kishte Maqedonia kur në minutën e 62-të, Ezgjan Alioski gjuajti fortë, ndërsa Jurçenko arriti të pret tentimin e reprezentuesit tonë.

Deri në fund të ndeshjes, të dyja përfaqësueset krijuan raste të mira dhe serioze, por që rrjetat mbeten të paprekura.

MAQEDONI – ARMENI 0:0

Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup. Arbitër: Artur Soares Dias (Portugali). Golashënues: /. Kartonë të verdhë: Musliu, Kostadinov (Maqedoni), Voskanjan, Mkitarian, Hofenisjan (Armeni).

MAQEDONIA: Dimitrievski, S. Ristovski, Musliu, Vellkovski, Alioski, Kostadinov (83’ Ashkovski), Bardhi, Trajkovski (60 Spirovski), Elmas, Çurlinov, Jahoviq (82’ M. Ristovski);

Seleksionues: Bllagoja Milevski.

ARMENIA: Jurçenko, Hambarxhumjan, Voskanjan, Kalisir, K. Hofhanisjan, Biçakçjan (46’ Korajan), Grigorjan, Udo, Vardanjan (67’ Spertsjan), Mkitarjan, Adamjan (72’ Shagojan);

Seleksionues: Hoakin Kaparos.

Përfaqësuesja e Maqedonisë me 5 shtator në Rejkjavik kundër Islandës do të luajë ndeshjen e xhiros së 5-të në eliminatoret e Kampionatit Botëror. Me 8 shtator në Shkup do të luajmë kundër Rumanisë. 




   
   
Reprezentacioni A