Maqedonia barazoi pa gola me Finlandën në Turqi

Publikuar më 23 Март, 2018 Lajme, Lajme


Maqedonia dhe Finlanda luajtën ndeshje pa gola në “Gloria” Arena në Belek të Turqisë. Në ndeshjen kontrolluese përfaqësuesja e Maqedonisë kishte më shumë shanse për të shënuar, mirëpo pa gjetur rrjetën. Barazimi vlerësohet rezultat pozitiv me çka vazhdon seria pa humbje, duke kthyer tani më fokusin kah sfida e radhës kontrolluese me Azerbejxhanin më 27 mars poashtu në Turqi.

Maqedonia u kanos e para drejt portës së Finlandës. Fillimisht Ezgjan Alioski në minutën e gjashtë provoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa menjëherë në vazhdim pas harkimit të Bardhit nga këndi, Nestorvoski u vonua në shtyllën e dytë.

Pohjanpalo në minutën e 11-të nuk ishte preciz në tentimin e parë të finlandezëve drejt portës së Dimitrievskit. Në minutën e 21 kombinim i shkëlqyeshëm i Bardhit dhe Ristovskit, ky i fundit harkon bukur, mirëpo Alioski nuk realizon me kokë. Në minutën e 39-të Bardhi harkon nga gjuajtja e lirë, ndërsa tentimi i Musliut me kokë pritet sigurtë nga portieri Hradecki. Mundësinë më të mirë për të hapur rezultatin e kishte Arian Ademi në minutën e 58-të kur përfitoi nga një top i dëbuar keq nga mbrojtja kundërshtare, doli vetë para portës, mirëpo Hradecki intervenoi shkëlqyeshëm, duke mohuar epërsinë e Maqedonisë. Në minutën e 64-t Nestorovski provoi nga 20-të metra, mirëpo sërish pret portieri finlandez. Tre minuta më vonë tentoi edhe kapiteni Pandev, mirëpo goditja e tij u bllokua.

Finlanda mundësinë më të mirë e kishte në minutën e 75-të kur Robin Lod nga pozita shumë ideale goditi skaj portës së Dimitrievskit.

MAQEDONI-FINLANDË 0:0

Ndeshje kontrolluese, “Gloria” Arena, Belek, Turqi

MAQEDONIA: 1. Stole Dimitrievski, 4. Kire Ristevski, 5. Arian Ademi, 6. Visar Musliu, 8. Ezgjan Alioski (87` Marjan Radeski 19), 10. Goran Pandev (88` Ivan Triçkovski 7), 11. Enis Bardhi (66` Boban Nikolov 16), 13. Stefan Ristovski (90` Kristijan Toshevski 2), 14. Darko Velkovski, 20. Stefan Spirovski (90` Gjoko Zajkov 3) 23. Ilia Nestorovski (79’Aleksandar Trajkovski 9);

Seleksionues: Igor Angelovski

FINLANDA: 1. Hradecki, 2. Arajuri, 4. Toivio, 7. Lod, 10. Puki, 11. Shiler, 13. Soiri (68` Jagubi), 14. Sparv, 15. Vaisanen, 17. Pirinen, 20. Pohjanpalo (48` Pelves)

Seleksionues: Marku Kanerva



   
   
Reprezentacioni A