Maqedonia barazoi me Kampionin e Europës, Italinë

Publikuar më 09 Септември, 2023 Lajme, Lajme


Ekipi A i Maqedonisë në futboll mbetet një enigmë e pazgjidhur për Italinë e madhe. Kundër kampionëve aktual të Evropës, Maqedonia barazoi 1:1 në Arenën “Todor Proeski”.


Azurrët u konsideruan si favoritë të mëdhenj në ndeshjen në Shkup në debutimin e seleksionuesit të ri Luciano Spalletti, por ata kthehen në shtëpi me vetëm një pikë të fituar.


Në fushën e vështirë të arenës “Todor Proeski”, ne pamë një pjesë të parë emocionuese, të luftuar, ku mungonin vetëm golat. Miovski pati një mundësi të madhe për Maqedoninë, ndërsa në anën e kundërt Immobile ishte kërcënimi më i rrezikshëm. Në vazhdim, në minutën e 47-të, mysafirët hapën rezultatin me anë të sulmuesit të Lazios, Immobile, i cili u gjend në vendin e duhur dhe çoi topin në rrjetën e Dimitrievskit.


Përfaqësuesja jonë iu përgjigj mirë epërsisë së Italisë. Ne dominuam, patëm disa sulme të rrezikshme përmes Bardhit dhe Elmasit dhe shpërblimi erdhi në minutën e 81-të kur kapiteni Bardhi barazoi rezultatin me një goditje dënimi mjeshtërore. 



   
   
Reprezentacioni A