Maqedonia barazoi me Islandën në transfertë

Publikuar më 05 Септември, 2021 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka barazuar 2:2 kundër Islandës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 5-të të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2022.

Futbollistët vendas shpëtuan nga disfata në minutat e fundit të ndeshjes. Maqedonia udhëhiqte me rezultat 2:0 me golat e Vellkovskit dhe Alioskit, ndërsa në 15 minutat e fundit Islanda arriti të shënoj dy gola.

Përfaqësuesja jonë dominoi plotësisht në pjesën e parë, me Darko Vellovskin që shkuam në epërsi në minutën e 12-të. Milan Ristovski në minutën e 4-t kishte një tentim nga distanca, por pa sukses, ndërsa në minutën e 11-të nuk shfrytëzuam një rast të mirë, ku pas krosimit të Bardhit nga rëvënie këndore, fillimisht Vellkovski, ndërsa më pas Musliu nuk arritën që të mposhtin portierin vendas.

Megjithatë në minutën e 12-të, Maqedonia kaloi në epërsi. Alioski krosoi nga rëvënia këndore, ndërsa Darko Vellkovski goditi me kokë, duke çuar topin në rrjetën e Runarsonit.


Në minutën e 27-të, Tihomir Kostadinov gjuajti fortë nga 20 metra, por reagoi mirë portieri vendas. Deri në fund të pjesës së parë, Çurlinov dhe Bardhi kishin nga një rast të shkëlqyer, por të dy tentimet u bllokuan nga mbrojtja e Islandës.

Në fraksionin e dytë, tentimin e parë e regjistroi Milan Ristovski, ndërsa në minutën e 55-të Ezgjan Alioski bukur goditi për të realizuar për rezultat 2:0.


Në minutën e 78-të, Islanda ngushtoi shifrat 2:1 kur Gudmundson goditi fortë nga gjuajtja e lirë, Dimitrievski arriti të mbrojë, por topin e devijuar në rrjetën e Maqedonisë e dërgoi Bjarnason.

Përfaqësuesja jonë kishte mundësinë që të shënojë golin e tretë, por Aleksandar Trajkovski nuk kishte fat, pasi gjuajtjen e tij e ndali shtylla. Në minutën e 84-t, futbollistët vendas barazuan shifrat në 2:2 me anë të Gudjonsenit.

Në minutën e 90-të, mbrojtësi Visar Mulisu tentoi të gjejë rrjetën e kundërshtarit, duke goditur me kokë, por Runarson arriti të shpëton portën e tij, ndërsa raste për gol në vijim regjistruan edhe Jahoviq e Çurlinov.  

MAQEDONIA: 1. Stole Dimitrievski, 6. Visar Musliu, 14. Darko Vellkovski (90’ Kire Ristevski), 8. Ezgjan Alioski, 13. Stefan Ristovski, 20. Stefan Spirovski, 10. Enis Bardhi (72’ Aleksandar Trajkovski), 7. Elif Elmas, 21. Tihomir Kostadinov (80’ Adis Jahoviq), 11. Darko Çurlinov, 19. Milan Ristovski (80’ Daniel Avramovski)’  

Seleksionues: Bllagoja Milevski. 


Eliminatoret e muajit shtator i mbyllim me 8 shtator në arenën “Todor Proeski” në ndeshjen kundër Rumanisë. 



   
   
Reprezentacioni A