Publikuar më 08 Септември, 2020 në Lajme, UEFA Liga e Kombeve
Përfaqësuesja
e Maqedonisë kthehet e pamposhtur nga Tbilisi, pasi barazuam 1:1 kundër
Gjeorgjisë. Fillimisht ishim në negativë, u kthyem duke barazuar dhe dominuam,
ndërsa pas kartonit të kuq të Musliut duhej të mbrohemi dhe ia arritëm të
mbrohemi.
Ndeshjen e nisëm keq dhe pas 13 minutave lojë ishim në negativë. Arbitri akordoi penallti pas një ndërhyrje të Alioskit, ndërsa Oriashvili ishte i saktë nga pika e bardh për të çuar vendasit në epërsi 1:0. Dy minuta më vonë kishim mundësi dhe duhej të barazonimin kur pas një krosimi të Bardhit nga rëvënia këndore, Musliu u vonua për çështje sekondi kur portieri kundërshtari nuk e kontrolloi mirë topin. Aksion të bukur krijuam në minutën e 33-të dhe asistimi i shkëlqyeshëm i Pandevit për gol 1:1 e finalizoi Stefan Ristovski. Deri në fund të pjesës së parë kishim dominim në fushë, por nuk arritëm që ta dënojmë me gol përfaqësuesen e tërhequr në mbrojte të Gjeorgjisë.
Në pjesën e dytë vendasit u munduan të imponojnë lojën, por shumë shpejtë morëm iniciativën, ndërsa në minutën e njejtë kur seleksionuesi Angellovski reagoi me dy zëvendësime (Nikollov u inkuadrua në vend të Ademit dhe Nesterovski zëvendësojë Trajkovskin), Elmas kishte një depërtim të bukur, por gjuajtja e tij ishte e bllokuar nga mbrojtja e vendasve. Ne dukeshim mirë në fushë, kur në minutën e 64-t, pas një dueli me kapitenin vendas, me karton të kuq lëshoi lojën Musliu, ndërsa nga pankina reagoi menjëherë seleksionuesi Angellovski duke future në lojë Bejtullain në vend të Pandevit. Më herët vendasit kishin shans të mirë, por për fat të mirë goditja e Kankavas nuk ishte e saktë. Në minutën e 76-të i sapoinkuadruari në lojë Shengelia goditi me kokë, por topi kaloi skaj portës së Shishkovskit. Me një lojtar më pak, logjike ishte ishte që Gjeorgjia të ketë iniciativën në fushë, por përfaqësuesja jonë mirë mbroheshe dhe arriti të mbrohej falë një intervenimi të shkëlqyeshëm të Shishkovskit.
Kështu pas dy ndeshjeve në grupën C të Ligës së Kombeve, Maqedonia grumbullon 4 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës e luan me Kosovën në muajin tetor.
GJEORGJI – MAQEDONI 1:1 (1:1)
Stadiumi Dinamo Arena në Tbilisi-Bjellurisi
Arbitër: Peter Kjarsrad (Danimarkë)
Golashënues: Oriashvili 13’ P (Gjeorgji), Ristovski 33’ (Maqedoni)
Kartona të kuq: Musliu 64’ (Maqedoni)
Gjeorgjia: Loria, Kakabadze, Khoçolava, Kvekveskiri (Katçarava 85’), Kverkvelia, Kankava, Okriashvili, Kviliaia (Çakvetadze 62’), Mali (Shengelia 75’), Kvaratshkelia, Davitashvili.
Seleksionues: Vladimir Veis
MAQEDONIA: Shishkovski, Ademi (Nikolov 59’), Musliu, Alioski, Trajkovski (Nestorovski 58’), Pandev (Bejtullai 78’), Ristovski, Velkovski, Bardhi, Spirovski, Elmas.
Seleksionues: Igor Angellovski