Maqedonia barazoi 1:1 ndaj Ishujve Faroe

Publikuar më 07 Септември, 2024 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka barazuar 1:1 në ndeshjen në transfertë ndaj Ishujve Faroe nga edicioni i ri i Ligës së Kombeve. 

Enis Bardhi shënoi nga penalltia, pasi vendasit patën avantazhin pas 45 minutave të para. Ne humbëm tre shanse 100 për qind për të fituar.

Në pjesën e parë, Ishujt Faroe kaluan në epërsi 1:0 në minutën e 9-të, pas një faulli të dyshimtë të Iljazovskit në zonën e rreptësisë, gjyqtari akordoi penallti. Davidsen ishte i saktë nga pika e bardhë.  


Futbollistët tanë humbën një mundësi të shkëlqyer për t'u rikthyer me rezultat në lojë, pasi Çurlinov nuk shënoi nga një pozicioni i pastër në minutën e 19-të.


Në minutën e 37-të, Mitrovski tentoi nga distanca, por sërish nuk e gjetën rrjetën e Ishujve Faroe.


Në pjesën e dytë, seleksionuesi Milevski bëri dy zëvendësime që në fillim. Në lojë hynë Alioski dhe Qamili.


Një ndërhyrje e palejuar ndaj Isnik Alimit, Maqedonia përfitoi penallti. Kapiteni Enis Bardhi realizoi për 1:1.


Në minutën e 57-të, portieri vendas Rajnatrod shpëtoi një tjetër goditje nga Çurlinov. Pesë minuta më vonë tentoi edhe Bojan Miovski, por sërish më i suksesshëm ishte Rajnatrod.


Në minutën e 70-të Maqedonia humbet një rast të ri qind për qind. Miovski dha një top të mirë për Qamilin, por gjuajtja e këtij të fundit ishte mbi portë. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A