Maqedonia barazoi 1:1 me Azerbajxhanin

Publikuar më 27 Март, 2018 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë luajti baraz 1:1 me Azerbajxhanin në takimin kontrollues të zhvilluar në "Merdan" Arena në Belek të Turqisë. Me këtë Maqedonia vazhdon serinë pa humbje (ndeshja e shtatë me rradhë), mirëpo në takimin e sotëm u lëshua rasti të shënohet fitore. Aleksandar Trajkovski shënoi golin për Maqedoninë.
Të parët shënuan azerët kur në minutën e pestë morrën një penalti të dyshimtë të cilën në gol e konvertoi Riçard Almeida. U përgjigjën Radeski dhe Triçkovski, ndërsa në minutën e 20-të pas një fauli ndaj Pandevit në zonë, penalti për Maqedoninë (fauli i konfirmuar përmes sistemit VAR). Aleksandar Trajkovski ishte i saktë nga penaltia duke barazuar shifrat në 1:1. Në minutën e 30-të aksion i bukur i Pandevit dhe Radeskit, mirëpo Triçkovski nuk arrin të shënojë. Dy minuta më vonë mundësi për Pandevin, mirëpo me pritje fantastike mohon golin portieri i Azerbajxhanit. Në anën tjetër Dimitrievski ndali tentimin e Alskazovit. Pjesa e dytë nisi me mundësi për azerët, mirëpo me pritje vendimtare shfaqet Dimitrievski. Mundësinë më të mirë për të fituar e lëshoi Trajkovski në minutën e 83-të, mirëpo u tregua egoist kur nuk asistoi drejt Nestorovskit të vetmuar, duke goditur lartë mbi portë. Pak para fundit provoi Spirovski nga gjuajtja e lirë, mirëpo grushtoi portieri kundërshtar. 

Maqedoni-Azerbajxhan 1:1 (1:1)
Ndeshje kontrolluese, "Mardan" Arena në Belek të Turqisë
Maqedonia: 
Dimitrievski, Ristevski, Musliu, Triçkovski (Nestorovski 59'), Trajkovski, Pandev (Spirovski 46'), Bardhi (Alioski 59'), Ristovski, Velkovski (Zajkov 80'), Nikollov (Ademi 69'), Radeski.
Seleksionues: Igor Angellovski
Azerbajxhani: Agajev, Garajev, Medvedev, Abdulajev (Mahmudov 90'), Alaskazov (Hasijev 69'), Nazarov (Imamverdiev 59'), Abishov, Junanov (Gurbanov 59'), Almeida (Ejubov 78'), Akundov (Mamedov 76'), Abashov.
Seleksionues: Gurban Gurbanov



   
   
Reprezentacioni A