Publikuar më 14 Октомври, 2020 në Lajme
Përfaqësuesja
A e Maqedonisë ka barazuar 1:1 kundër Gjeorgjisë në ndeshjen e xhiros së 4 të
Ligës C të Kombeve. Përfaqësuesja jonë më e mirë me pikën e fituar në arenën “Todor
Proeski” vazhdon të mbetet në pozitën e parë në tabelë me pikë të njejta,
gjashtë, aq sa ka edhe Gjeorgjia, ndërsa Armenia posedon një pikë më pak pas
barazimit të sotëm në Talin kundër Estonisë.
Ezgjan Alioski me gol nga penalltia në shtesat shpëtoi nga humbja përfaqësuesen, ndërsa finalizimi merr vlerë, duke marrë parasysh se nga minuta e 67-të luajtëm me një lojtar më pak në fushë, pasi Stole Dimitrievski u përjashtua nga loja për shkak lojës me dorë jashtë zonës së rreptësisë.
Rastin e parë përfaqësuesja jonë e kishte në minutën e 31-të, Pandev u mundua, por gjuajtja e tij, Xhigauri e ndali dhe topi përfundoi në rëvënie këndore. Pjesën e parë e mbyllëm në ofanzivë, me disa rëvënie këndorë dhe gjuajtje të Vellkovski me kokë në minutën e 42-të, pas atij krosimi të Alioskit nga rëvënia këndore.
Një minutë më vonë, pas goditjes së Ristovskit, Pandev u mundua me kokë, Loria u mposht, por topi përfundoi afër shtyllës së tij të majtë.
Pas pauzës, Gjeorgjia kishte dy raste, por Dimitrievski reagoi bukur. Në minutën e 54-t, tentim të bukur për gol kishte Boba Nikollov. Futbollisti jonë gjuajti nga 20 metra, por portieri Loria arriti të mbrojë. Në të 68-tën, Maqedonia mbetet pa një lojtar, pasi Stole Dimitrievski lëshoi portën e tij dhe luajti me dorë jashta zonës së rreptësisë dhe i njejti u përjashtua nga fusha me karton të kuq.
Gjeorgjia e shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë dhe përmes Kvarashkelia erdhën në avantazh në minutën e 75-të.
Në minutën e 92-të, arbitri akordoi penallti për Maqedoninë. Gjoko Zajkov pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë së Gjeorgjisë u ndal me faull, arbitri akordoi dënimin më të rëndë, ndërsa i sigurt në realizim të penalltisë ishte Ezgjan Alioski.
Maqedonia sfidën e radhës do ta ketë në fillim të nëntorit në Gjeorgji për një biletë për në Kampionatin Europian, ndërsa më pas vijojnë dy ndeshje të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Estonisë (në shtëpi) dhe Armenisë.