Ekipi përfaqësues i Maqedonisë pas fitores të së shtunës me Lihtenshtajnin, sot udhëtoi drejtë Erevanit për ndeshjen e të martës me Armeninë. Futbollistët sonte të ndarë në dy grupe zhvilluan seancë stërvitore në qendrën stërvitore të Federatës së futbollit të Armenisë. Futbollistët që luajtën kundër Lihtenshtajnit kishin seancë më të lehtë stërvitore, ndërsa pjesa tjetër punuan me intenzitet të plotë. Atmosfera e mirë që karakterizon ekipin është e pranishme edhe në Erevan, pas tre fitoreve mungon vetëm një pikë për të konfirmuar pozitën e parë në grup, megjithatë të gjithë janë të bindur për të sulmuar fitoren e katërt në po aq ndeshje në Ligën e Kombeve.
“Këtu jemi për të luajtur më mirë që mundemi, Armenia nuk është përfaqësuese aq naive dhe nuk na gënjen disfata e tyre nga Gjibraltari. Besoj të jemi në nivel dhe të vazhdojmë serinë pozitive”, deklaroi Stefan Ristovski.
“Kemi atmosferë të shkëlqyeshme pas fitores me Lihtenshtajnin dhe rezultatet e mira që i shënojmë në kontuinitet. Na duhet vetëm një pikë, por këtu jemi për të sulmuar fitoren”, thotë Ferhan Hasani.
Maqedonia të hënën do të zhvillojë seancën zrytare stërvitore në stadiumin ku të martën nga ora 18:00 do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së katërt në Ligën e Kombeve përballë Armenisë.