Publikuar më 22 Октомври, 2019 në Lajme, Fustsall
Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë të enjten nis parakualifikimet për Kampionatin Europian të vitit 2020. Maqedonia hap turneun që do të luhet në Shkup të enjten në orën 17:30 kundër Sllovenisë në palestrën "Jane Sandanski", ndërsa deri në fund të turneut që organizohet nga Federata e futbollit të Maqedonisë përballemi edhe me Kosovën (e premte ora 17:30) dhe Ukrainën (e dielë ora 17:30).
Seleksionuesi i përfaqësueses A të futsallit të Maqedonisë, Ivan Bozhoviq përballet me probleme me lëndime të futbollistëve të rëndësishëm si Daniel De Sousa dhe Dragan Petroviq, mirëpo thotë se nuk do të heqim dorë nga lufta për të paktën pozitën e dytë.
"Për ndeshjet e këtij turneu përfundimisht nuk do të mund të llogarisim në shërbimet e Daniel De Sousa dhe Dragan Petroviqit shkaku i dëmtimeve. Kjo është goditje e madhe për ne dhe shanset tona për të qenë sa më konkurent kundër rivalëve në grup, posaçërisht ndaj Sllovenisë me të cilët besoj se do të rivalizojmë për pozitën e dytë. Ukraina është favorit i madh në grup për vendin e parë dhe do të ishte senzacion nëse nuk arsyetojnë këtë status. Në kushte të këtilla, pa të lënduarit De Sousa dhe Petroviq dhe me Ismailin e Ramadanin të pa rikuperuar plotësisht, Sllovenia është favorit, mirëpo kjo nuk don të thotë se do të dorëzohemi para kohe. Gjithë që do të kenë mundësi të luajnë e dijnë se patjetër të japin më të mirën nga vetja për të shpresuar në rezultat pozitiv. Me lojtarët që kemi në dispozicion përgatitemi maksimalisht dhe në terren do të dalim për të dhënë gjithçka nga vetja dhe shpresoj se turneun do ta hapim në mënyrë pozitive në aspekt të rezultatit", deklaroi seleksionuesi, Bozhoviq.
Të enjten në orën 20:00 në Qendrën Sportive "Jane Sandanski" në ndeshjen e dytë të grupit përballen Kosova dhe Ukraina.