Publikuar më 12 Април, 2022 në Lajme, Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë ka pësuar humbje 2:1 në ndeshjen me Luksemburgun në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2023. Përfaqësuesja e drejtuar nga seleksionuesi Kiril Izov ka kaluar në epërsi në minutën e parë me golin e Gentiana Roçit, por në fund të pjesës së parë Luksemburgu bëri një rikthim me dy golat e Thomson. Në vazhdim patëm disa raste për të barazuar, por nuk arritëm të gjejmë rrjetën e vendasve.
Maqedonia pësoi humbjen e shtatë në grup dhe është e parafundit me tri pikë. Luksemburgu është i katërti me nëntë pikë.
Deri në fund të eliminatoreve, Maqedonia do të luajë edhe dy ndeshje të tjera me Letoninë në shtëpi dhe si mysafirë kundër Austrisë.