Publikuar më 29 Август, 2018 në Lajme, Lajme, UEFA Liga e Kombeve
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar emrat e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve kundër Gjibraltarit (6 shtator) dhe Armenisë (9 shtator).
Në listën e seleksuonuesit Angellovski gjenden 18-të futbollistë, mirëpo shkaku i lëndimit në dyshim janë dy lojtarët që vijnë nga kampionati kroat, Arijan Ademi (Dinamo Zagreb) dhe Darko Velkovski (Rijeka).
Ekipi më i mirë nacional garën e re të UEFA-së, Ligën e Kombeve e hap me transfertë kundër Gjibraltarit më 6 shtator, ndërsa tre ditë më vonë në Shkup pason ndeshja me Armeninë.