Maqedoni-Turqi zyrtarisht më 5 qershor në Arenën Nacionale në Shkup

Publikuar më 26 Мај, 2017 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 5 qershor do të zhvillojë ndeshje kontrolluese kukndër Turqisë, në stadiumin Nacional në Shkup.

Maqedonia kundër përfaqësueses së Truqisë është përballur 7-të herë, duke shënuar një fitore, një herë ka barazuar, ndërsa është mundur në pesë ndeshje. Në vitin 1994 dhe 1995 dy herë Maqedonia ka humbur në ndeshje kontrolluese 0:2 dhe 1:2, ndërsa në kualifikimet për Botërorin e vitit 2002 në atëherë “Stadiumin e Qytetit” turqit fitonin 1:2, kurse në teren mysafir Maqedonia nxori barazim 3:3 në takimin në të cilin golat i shënuan Artim Shaqiri, Igor Sasha Nikollovski dhe Zharko Serafimovski.

Në ciklin kualifikues për KE 2004 sërish u gjetëm në grup me Turqinë, duke humbur në të dyja ndeshjes. Në Shkup 1:2 për miqtë, me Vllatko Grozdanovskin që shënoi për Maqedoninë, ndërsa në Stamboll rezultati ishte 3:2 për vendasit (për Maqedoninë shënuan Vllatko Grozdanovski dhe Artim Shaqiri).

Fitoren e vetme kundër turqve e kemi shënuar në ndeshje kontrolluese në Gjermani, në të cilën fitoren 1:0 e siguroi Goran Maznov.

Miqësorja Maqedoni-Turqi zhvillohet më 5 qershor në Shkup, me fillim në orën 19:45 minuta. 



   
   
Reprezentacioni A