Publikuar më 08 Март, 2021 në Lajme
Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë nesër në orën
19:00 në qendrën sportive “Jane Sandanski zhvillon ndoshta ndeshjen më të rëndësishme
të leiminatoreve për Kampionatin Europian. Pas barazimit të shkëlqyeshëm në
ndeshjen e parë kundër Serbisë, përfaqësuesja e vendit do të mundohet për herë
të dytë të befasojë kundërshtarin e fortë dhe të bëjë hapin kyç drejt
kualifikimit në samitin kontinental të futsallit.
Seleksionuesi Vasko Skenderovski thtoë se nëse luajmë me përqendrim dhe luftë të njejtë si në ndeshjen e parë dhe nëse taktikisht jemi në nivel, mund të shpresojmë në rezultat pozitiv.
“Pas rezultatit të shkëlqyeshëm të shënuar në Vranje, na pret ndoshta ndeshja më e rëndësishme në historinë e futsallit tonë. Me fitore thuajse do të jemi të kualifikuar në Kampionatin Europian në Holandë. Mirëpo, si që thash edhe para ndeshjes në Serbin edhe në këtd uel duhet të hyjmë patjetër me koka të ftohta dhe me qëndrim të mirë para se gjithash taktikisht gjatë gjithë ndeshjes, për të tentuar të befasojmë një rival më cilësor dhe më të fortë se ne.
“Është mirë që në formacion kthehet kapiteni jonë Rangotov dhe shpresojmë të kemi zgjidhje më të mira, mirëpo njëkohësisht patjetër të potencoj se hendikap i madh për ne është mos loja e Daniel De Sousa, lojtar me përvojë të madhe në ndeshje të këtilla. Shpresoj që me një luftë të madhe dhe sakrificë do të arrijmë për herë të dytë të befasojmë favoritin më të madh në grupin tonë dhe të gëzojmë gjithë dashamirët e futsallit në vendin tonë”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses së futsallit të Maqedonisë, Vasko Skenderovski.