Publikuar më 20 Март, 2020 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë ndeshjen me Kosovën në kuadër të balotazhit të Ligës së Kombeve për kualifikim në EURO 2021 do ta zhvillojë më 4 qershor 2020 në Arenën "Todor Proeski" në Shkup.
Finalja e Ligës së Kombece do të luhet më 9 qershor 2020 në fushë të fituesit të duelit tjetër gjysmëfinal ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, njoftoi UEFA. Shtëpia e futbollit evropian, paraprakisht njoftoi se shtyhet për 12 muaj gara më e madhe reprezentuese e UEFA-së, EURO 2020 e cila duhej të zhvillohet në qershor-korrik të këtij viti.
Të përballur me praninë e virusit COVID-19, shëndeti i të gjithë të kyçurve në këtë lojë mbetet prioritar, si dhe shmangia e presionit të panevojshëm ndaj institucioneve publike shtetërore të kyçura në organizimin e ndeshjeve. Shtyerja e ndeshjes, gjithashtu do të mundësojë të përfundojnë garat vendore të cilat për momentin janë në ndërprerje shkaku i krizës me virusin COVID-19.
Vendimet për zhvillimin e ndeshjeve tjera të UEFA-së (për klube dhe ekipe nacionale në konkurencë të meshkujve dhe femrave) do të merren me kohë dhe njoftimi do të bëhet në kohë reale.