Publikuar më 13 Јуни, 2023 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë po përgatitet për ndeshjen eliminatore të Europianit 2024 kundër Ukrainës që do ta luaj me 16 qershor (e premte) në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.
Në kuadër të kësaj sfide që na pret, opinionet e tyre i kanë ndarë dy reprezentuesit e rinj, Jovan Manevi dhe Sefer Emini.
Jovan Manev:
“Tashmë kemi hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve për ndeshjen kundër Ukrainës. Me të vërtetë na presin ndeshje shumë të vështira. Jemi optimistë, do të bëjmë çmos për të mundur ukrainasit, jemi të fokusuar në atë lojë, por nuk do të jetë e lehtë. Ne kemi shumë respekt për kundërshtarin, Ukraina është një ekip i talentuar dhe i shkëlqyer. Këtë e kanë konfirmuar edhe në ndeshjen e mbrëmshme miqësore ndaj Gjermanisë.
“Besoj se ne të rinjtë i japim një shtysë shtesë përfaqësues sonë. Sigurisht që kemi respekt të madh për futbollistët me përvojë më të madhe. Ata janë mbështetja jonë e madhe. Besoj se së bashku kontribuojmë për një energji më të mirë në ekip. Është e rëndësishme që të përmbushen detyrat e seleksionuesit. Nëse e bëjmë në fushë, jam i bindur se do të arrijmë një rezultat pozitiv”.
Sefer Emini:
“Është nder të jem këtu, përpiqem të jap maksimumin në çdo stërvitje. Përfaqësuesja është e tillë që të gjithë duhet të japin maksimumin. Të gjithë duhet të jemi gati dhe të presim vendimin e seleksionuesit.
“Para së gjithash, duhet të fokusohemi te ndeshja kundër Ukrainës dhe vetëm më pas të mendojmë për Anglinë. Një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë do të sjellë më shumë besim përpara udhëtimit në Mançester. Qëllimi është të luajmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të fitojmë, por futbolli është i paparashikueshëm. Nëse nuk jeni 200 për qind i fokusuar, çdokush mund t’ju prishë planet”.