Mançevski (Teteks) dhe Ilievski (Rabotniçki): Finalja do të jetë ndeshje e veçantë

Publikuar më 19 Мај, 2015 Lajme


Në pritje të finales së Kupës së Maqedonisë që do të luhet të mërkurën, portieri i Teteksit, Vançe Mançevski u shpreh se për ekipin e tij përballja me bartësin aktual të trofeut do të jetë e veçantë. Mançevski me shumë komplimente foli për Rabotniçkin, mirëpo shtoi se futbollistët e Teteksit do të japin gjithçka nga vetja për të fituar trofeun e Kupës së Maqedonisë.

“Është kënaqësi e madhe të luash kundër Rabotniçkit, për ne finalja do të jetë ndeshje e veçantë. Do të japim maksimumin gjatë gjithë ndeshjes, me shpresë se do të fitojmë trofeun. Të gjithë më pyesin për penalti eventuale, mirëpo ne portierët mes veti kemi një shprehje: ‘Nuk egziston penalti e pritur mirë, ka vetëm penalti të egzekutuar keq”. Rabotniçki është favorit, këtë sezon vërtetuan se janë shumë kualitativ, mirëpo ne ishim autsajderë edhe dy vite më parë kur fituam Kupën dhe do të mundohemi të përsërisim këtë edhe tani”, deklaroi Vançe Mançevski.

Futbollisti i Rabotniçkit, Milan Ilievski thotë se Rabotniçki është favorit, mirëpo nuk do të nënçmojnë kundërshtarin.

Ne kemi rolin e favoritit dhe nuk frikësohemi nga kjo. Do të bëjmë gjithçka që është në suaza të mundësive tona për të marrë fitoren. Nuk nënçmojmë skuadrën e Teteksit, të cilët krijuan ekip për respekt dhe sigurisht se do të luftojnë për titullin. Kemi objektiv të fitojmë dhe shpresoj të arrijmë këtë”, u shpreh Ilievski.

Finalja e Kupës së Maqedonisë luhet të mëkrurën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:00. Rabotniçki dhe Teteksi janë dy fituesit e fundit të Kupës së Maqedonisë në vitin 2013 dhe 2014.



   
   
Reprezentacioni A