Publikuar më 08 Октомври, 2016 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë është maksimalisht e koncentruar për ndeshjen e xhiros së tretë të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Botëror që vitin 2016 do të zhvillohet në Rusi. Katër herë kampioni i botës vjen për herë të parë në Shkup dhe ky është motiv i madh për reprezentuesit e Maqedonisë për të dhënë gjithçka nga vetja kundër rivalit të madh.
“E dijmë mirë se kush na vjen mysafir në Shkup, katër herë kampione e botës, 53 ndeshje zyrtare pa disfatë. Për ne është nder që një përfaqësuese e tillë vjen në vendin tonë. Maqedonia dhe Italia kanë pika prekëse, një prej tyre është kapiteni jonë Goran Pandev i cili momentet e tij më të mira e ka përjetuar pikërisht në Itali. Nuk dua të jemi statistë në këtë ndeshje dhe do të doja të marrim më të mirën nga ndeshja me Izraelin dhe ta përsërisim tani. Nuk planifikoj ndryshime në formacion në krahasim me ato që luajtën me Izraelin, ndoshta vetëm do të ketë freskim në mesfushë. Do të luajmë në formacionin 3-5-2 edhe nesër, pasi nuk shof arsye për ndryshim, ndoshta vetëm disa imtësira. Nuk pres ndryshime të mëdha edhe formacionin e Italisë”, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angelovski.
"Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira edhe me Izraelin edhe me Shqipërinë, dhe për fat të keq nuk kemi pikë. Dua të bëj një falemenderim publik për ambientin e bukur nga ndeshja e të enjtes. Tani na vjen një rival eminent dhe patjetër të koncentrohemi për këtë takim. Nuk duhet të harxhojmë fjalë për Italinë dhe kualitetin e tyre. Nuk kam prioritet të shënoj gol, dhashtë Zoti të fitojmë ne sa më shumë ndeshje, Gorani le mos të shënojë edhe 20-të vite. Duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se në grupin tonë favorit është Spanja, ka edhe shumë ndeshje deri në fund të kualifikimeve, por mendoj se Spanja dhe Italia do të jenë kandidatët për kreun e grupit”, deklaroi në pres konferencën zyrtare kapiteni i Maqedonisë, Goran Pandev, për të cilin kjo ndeshje do të jetë specifike duke ditur se pjesën më të madhe të karrierës po e kalon pikërisht në Itali.
Përballja Maqedoni-Itali luhet të dielën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 20:45 minuta.