Makedonija GJP dhe Sileksi do të luajnë në finalen e Kupës së Maqedonisë

Publikuar më 20 Април, 2022 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Sileksi dhe Makedonija Gjorçe Petrovi do të luajnë në finalen e Kupës së Maqedonisë më 20 maj në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Skuadra nga Kratova për të dytin vit radhazi është finaliste në Kupën e Maqedonisë. Në fushën e mysafirëve në gjysmëfinale ishin më të mirë se Pelisteri, duke fituar me rezultat 1:0. Antonio Kalanoski në minutën e 36-të ishte shënuesi i golit të fitores për ekipin e udhëhequr nga Gorast Mihajlov.

Sileksi, veçanarisht në pjesën e dytë, pati disa situata në të cilat mund të dyfishonte epërsinë, por në fund goli i Kalanoskit ishte vendimtar. Sileksi do të përpiqet të mbrojë trofeun e fituar sezonin e kaluar në këtë kompeticion.

Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit do të tentojë të arrijë një trofe të ri në turneun e Kupës, pasi në gjysmëfinale ishte më e mirë se Struga Trim Lum pas gjuajtjejeve të penalltive, 2:4. Pjesa e rregullt përfundoi 0:0. Seria e gjuajtjeve nga 11 metra filloi me shpërdorimin e Bosançiqit për avantazhin fillestar të skuadrës së udhëhequr nga Muharem Bajrami, të cilët ishin pa gabime nga penalltia, dhe në momentin kyç, në serinë e katërt, Hristijan Stevkovski ishte më i suksesshëm se Galevski.

Për Makedonija Gjorçe Petrovin, finalja e 20 majit do të jetë e katërta në historinë e klubit dhe do të luftojnë për të fituar trofeun e dytë.




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A