Makedonija Gjorçe Petrov është fituese e edicionit të 30-të të Kupës së Maqedonisë

Publikuar më 20 Мај, 2023 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Makedonija Gjorçe Petrov është fituese e Kupës së Maqedonisë për këtë edicion, pasi mundi Struga Trim Lumin në finalen e madhe pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt dhe në shtesat u mbyll me barazim 1:1. 

Për ekipin e Gjorçe Petrovit ky është titulli i tretë në Kupën e Maqedonisë. Pas tetë vitesh, Makedonija GJP u bënë skuadra e parë që arrin të mbrojë trofeun.

Makedonija GJP e hapi rezultatin me penallti në pjesën e parë, Struga barazoi me golin e Jusufit në minutën e 78-të.

Përpjekjen e parë e bëri ekipi fitues. Në minutën e 4-të Stojkov tentoi nga 20 metra, por gjuajtja e tij përfundoi mbi portën e Strugës.

Kampionët e rinj të elitës, tentuan të hapin rezultatin në minutën e 18-të me Merxhanin dhe dy minuta më vonë me Shabanin, por në të dyja situatat, portieri Stevkovski ishte në nivel të detyrës.


Në minutën e 27-të penallti për Makedonija GJP. Kapiteni Filip Mishevski mori përgjegjësinë dhe shënoi për 1:0.


Në 20 minutat e para të pjesës së dytë, Makedonija GJP ishte më afër dyfishimit të avantazhit. Vosha goditi i pari, e më pas Fazli dhe Stojkoski ishin në pozicione të shkëlqyera, por Kjoshevski arriti t'i mbrojë gjuajtjet e tyre.

Rastin më të mirë për të barazuar e kishte Besart Ibrahimi në minutën e 57-të, por golashënuesi më i mirë i kampionatit, nuk arriti te godas si duhet dhe gjuajtja e tij nuk solli rrezik. 

Megjithatë, në minutën e 78-të, Fatjon Jusufi barazoi shifrat në 1:1. Deri në fund nuk kishte ndryshim në rezultat. 

Në shtesën e parë bie në sy gjuajtja dhe shansi i Samakes për Makedonija GJP në minutën e 102-të, ndërsa një minutë më vonë në anën e kundërt nuk ishte i saktë Bunjamin Shabani. Në 15 minutat e dyta, asnjëra nga ekipet nuk kishte rast serioze para portave. 

Në gjuajtjen e penalltive, Tairi nga Struga Trim Lum gjuajti mbi portë në serinë e parë. Mishevski nuk ishte i saktë në serinë e parë.

Në serinë e dytë, Marjan Radeski goditi tranversën për Strugën. Esmin Liçina shënoi për 1-0.

Në serinë e tretë, Neziri sërish goditi traversën, por nuk arriti të shënojë as Aleksovski. 

Në serinë e katërt, Stevkovski priti goditjen e Bunjamin Shabanit, ndërsa Skenderi shënoi për Makedonija GJP për një fitore 2:0 pas penalltive.


MAKEDONIJA GJORÇE PETROV: 1. Hristijan Stevkovski, 4. Filip Mishevski, 5. Bojan Ilievski, 8. Gjorgi Stoilov (Emir Skenderi), 10. Arbi Vosha (75' Da Silva Mateus), 11. Stefan Lazarevic, 15. Dragan Stojkov, 17. Jovan Popzlatanov (86' Filip Aleksovski), 18. Samir Fazli, 29. Jago Da Silva, 32. Kristian Stojkoski (75' Esmin Liçina); 

Trajner: Goran Simov.

STRUGA TRIM LUM: 95. Vedran Kjosevski, 6. Mexhit Neziri, 9. Besart Ibrahimi (75' Ukpa Hogan), 10. Besmir Bojku, 11. Bunjamin Shabani, 16. Besart Krivanjeva, 22. Zia Merxhani, 24. Edis Maliki. 46’ Fatjon Jusufi), 25. Suhejl Muharemi, 55. Sava Radic, 77. Valentin Koçoski (66’ Flamur Tairi); 

Trajner: Shpëtim Duro.




   
   
Reprezentacioni A