Luka Stankovski: Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes me Moldavinë

Publikuar më 10 Октомври, 2023 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 21 vjeç, sot po vazhdon me përgatitjet për ndeshjen e ardhshme kualifikuese kundër Moldavisë në stadiumin Zimbru të Kishinevit.

Futbollistët tanë të rinj nga ora 17:00 do të zhvillojnë stërvitjen e planifikuar, e cila do të mbahet në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” në Shkup.

Një nga individët më të mirë te përfaqësuesja U21 e Maqedonisë, Luka Stankovski, ka dhënë mendimin e tij, duke bërë edhe analizë për ndeshjen e ardhshme me Moldavinë, e vlefshme për xhiron e tretë të grupit kualifikues “C”.

“Po përgatitemi maksimalisht dhe me përkushtim për këtë ndeshje, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka. Nëse duam të shpresojmë të kualifikohemi në Europianin e ardhshëm, duhet të luajmë në një nivel të lartë dhe ta fitojmë këtë ndeshje.”

“Jam i kënaqur me atë që treguam në dy ndeshjet hapëse të kualifikueseve kundër Suedisë dhe Holandës, posedojmë cilësi të mëdha. Luajtëm në mënyrë fantastike në Suedi, ku arritëm të marrim një fitore të vështirë ndaj një kundërshtari shumë cilësor. Kundër Holandës luajtëm një tjetër ndeshje të mirë, por fatkeqësisht u mundëm. Krijuam shumë raste shënimi, por mungoi realizimi. Një kundërshtar si Holanda e përdori me mjeshtëri këtë dhe arriti të triumfojë në Shkup. Në të ardhmen do të duhet të punojmë më shumë në realizimin e rasteve dhe shpresoj se do të jemi më të suksesshëm në këtë pjesë.”

“Kundër Moladavisë duhet patjetër të luajmë në mënyrë më agresive, sulmuese dhe mbi të gjitha më të përqëndruar, sidomos në finalizim. Patjetër duhet të shfrytëzojmë shanset tona në këtë ndeshje nëse duam të shpresojmë në një rezultat pozitiv.”

“Kemi potencial dhe cilësi për arritje të mëdha. Synimi ynë është kualifikimi në Kampionatin Evropian. Duhet të vazhdojmë të luajmë mirë, të motivuar dhe të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Shpresoj që në fund do të gëzohemi dhe se do të kemi eliminatore tw suksesshme”. 




   
   
Reprezentacioni A