Publikuar më 14 Јуни, 2016 në Lajme
Në turneun përfundimtar në gjeneratën 2001/02 morrën
pjesë skuadrat Top Gol nga Manastiri, Sharplaninka nga Tetova, Tiverija prej
Strumice dhe Bilijani Izvori nga Ohri. Pas dy ndeshjeve gjysmëfinale, në
finalen ndërmjet Top Gol dhe Tiverija më të suksesshme dolën futbollistet e Top
Gol nga Manastiri, të cilat me rezultat bindës 7:0 mundën moshataret e tyre nga
Strumica.
Në gjeneratën 2003/2004 garuan AC Junajted nga Struga, Bilijani Izvori nga Ohri, Tiverija e Strumicës dhe Top Gol nga Manastiri. Në këtë kategori të futbollisteve deri më 12-të vjeç, trofeun e fituan vajzat e Tiverisë nga Strumica të cilat në finale mundën Top Gol të Manastirit me rezultat 5:0.
Këto ndeshje finale shënuan fundin e projektit për zhvillim të futbollit të femrave nën organizim të FFM-së, i cili u realizua në periudhën shtator 2015 deri më qershor 2016. Në këtë projekt ishin të kyçura 10-të skuadra me futbollisteve të dy gjeneratave, deri 12-të dhe deri 14-të vjet.