Lubinko Druloviq: Fokusi patjetër të jetë drejt Luksemburgut

Publikuar më 22 Јули, 2015 Lajme, Lajme

Përfaqësuesja A e Maqedonisë në hedhjen e shortit në Shën Petersburg do të mësojë emrat e kundërshtarëve për grupin kualifikues për pjesëmarje në Kupën e Botës që vitin 2018 do të zhvillohet në Rusi.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Lubinko Druloviq thotë se nuk është e falënderueshme të flasë për rivalët që preferon të na sjellë shorti, por dëshiron të shmang favoritët e mëdhenj, ndërsa shton se për shkak të tensionit jo futbollistik nuk don që në gjendemi në grup me përfaqësuese nga Ballkani.

“Do na duhet fat në shortin në Shën Petersburg, para se gjithash për shkak se gjendemi në vazon e pestë, që nënkupton se do të kemi kundërshtarë të fortë. Do të doja të shmangim favoritët e mëdhenj si Gjermania, Spanja, Anglia nga vazoja e parë dhe Franca nga vazoja e dytë. Për shkak të tenisionit josportiv që krijohet para dhe gjatë ndeshjeve, sinqerisht do të kisha dashur të kemi në grup ndonjë vend nga Ballkani. Mirëpo, kjo është teori, secili kundërshtar është i vështirë, do të ishte mirë të kemi kundërshtarë me të cilët do të mund të luanim hapur dhe të luftojmë për rezultate pozitive”, shprehet seleksionuesi i Maqedonisë, Lubinko Drulloviq.

Në lidhje me eliminatoret aktuale për Kampionatin Evropian, udhëheqësi i ekipit përfaqësues thotë se fokusi patjetër duhet të drejtohet në ndeshjen me Luksemburgun më 5 shtator, ndërsa pastaj të shijojmë spektaklin me favoritin e madh Spanjën më 8 shtator në Shkup.

“Kemi nevojë për koncentrim maksimal në ndeshjen me Luksemburgun, ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar. Situata në taborin tonë tani është ndryshe në krahasim me ndeshjen me Sllovakinë, pasi njihemi më mirë me futbollistët, e dijmë se çka kërkojmë dhe shpresoj që kjo të sjellë ndikim pozitiv. Loja kundër Sllovakisë në pjesën e dytë duhet të jetë udhërëfyes për ndeshjet e ardhëshme. Shumë e rëndësishme për ne si staf teknik është që futbollistët të jenë standard në ekipet e tyre, në përgjithësi duhet të kemi bazë të ekipit kombëtar, unë shpresoj që t’i kemi më të mirët në përfaqësuese për ndeshjet e shtatorit. Këto ditë sërisht do të flasim me Goran Pandevin, vlerësoj se është moment ideal të kthehet në ekipin përfaqësues dhe të jetë udhëheqës i ekipit. Nëse arrijmë të fitojmë me Luksemburgun, atëherë ndeshja me Spanjën do të jetë moment për shijim për të gjithë në Maqedoni", përfundoi Druloviq.




   
   
Reprezentacioni A