Lubinko Druloviq edhe zyrtarisht nuk është seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë

Publikuar më 16 Октомври, 2015 Lajme, Lajme

Pas ndeshjes në Borisov kundër Bjellorusisë në kualifikimet për KE 2016 në Francë, ka përfunduar kontrata ndërmjet Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe seleksionuesit të përfaqësueses A të Maqedonisë, Lubinko Druloviq.

Federata e futbollit të Maqedonisë dhe Lubinko Druloviq janë pajtuar që bashkëpunimi mos të vazhdojë.

Lubinko Druloviq drejtimin e përfaqësueses së Maqedonisë e morri në prill të vitit 2015. Në kualifikimet për Kampionatin Evropian në Francë, Druloviq në pesë ndeshje si seleksionues regjistroi katër humbje dhe një barazim. Lubinko Druloviq kishte marrëveshje gjashtëmujore me mundësi vazhdimi për dy vitet e ardhshme. Në marrëveshje qëndronte pika se qëllim i Maqedonisë është të renditet jo më poshtë se vendi i katërt në grupin kualifikues për Kampionatin Evropian.

“Dua të falënderoj Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe Këshillit Drejtues për bashkëpunimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë mua dhe stafit tim teknik gjithë këtë periudhë kur kërkonim rezultate të suksesshme. Gjithashtu, dua të falënderoj lojtarët dhe sinqerisht secilit prej tyre i dëshiroj sukses në përfaqësuese dhe në klubet e tyre. Kualifikimet për Kampionatin Evropian nuk i mbyllëm në vendin e katërt, ndërsa pasi kjo ishte një prej kushteve për marrëveshje të re me FFM-në, nuk do ta vazhdojmë bashkëpunimin. Si njeri profesional, për mua rezultati gjithmonë është tregues i suksesit, më vjen keq që nuk shënuam rezultate më të mira në kualifikimet për KE 2016. Përfaqësuesja e Maqedonisë ka lojtarë të rinjë dhe jam i sigurtë se në të ardhmen do të jenë shumë më të suksesshëm. Falenderoj edhe njerëzit nga stafi teknik që dhanë dijeninë e tyre dhe mund për të qenë të suksesshëm. Jam i sigurtë se të gjithë në një mënyrë dëshironin sukses dhe rezultate të mira. Vazhdojmë në kahje të ndryshme, por unë mbetem mbështetës i madh i përfaqësueses së Maqedonisë” deklaroi Lubinko Druloviq.



   
   
Reprezentacioni A