Lubinko Drulloviq është seleksionuesi i ri i përfaqësueses A të Maqedonisë

Publikuar më 23 Април, 2015 Lajme, Lajme

Lubinko Drulloviq është zgjehdja për seleksionues të përfaqësueses më të mirë të Maqedonisë. Me ish-futbollistin e famshëm të Portos dhe Befikas dhe anëtarin e ish-Jugosllavisë është firmosur kontratë për dy vite e gjysmë.

Vendimi për seleksionuesin e ri është sjellë pas kriteriumeve të definuara paraprakisht nga ana e Federatës së futbollit të Maqedonisë. Programi dhe vizioni për futbollin e Maqedonisë, gatishmëria për të patur nën mbikqyrje ndodhitë në futbollin e Maqedonisë, puna si trajner dhe rezultatet e arritura, imazhi në opinion, karakteri, si dhe dëshira e shprehur për të kryer funksionin, ishin vendimtare në zgjedhjen e seleksionuesit të ri Lubinko Drulloviq, trajneri më i mirë në Serbi për vitin 2013.

“Kam nder të madh, por njëkohësisht përgjegjësi të madhe për të marrë detyrën e seleksionuesit të përfaqësueses A të Maqedonisë. Falenderim për emërimin tim deri te presidenti i FFM-së Ilço Gjorgjioski dhe deri te të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të FFM-së. Gjithë ata që më njohin e dijnë se do të bëj gjithçka për të arsyetuar pritjet, do të mundohem të vërtetoj se zgjedhja ime është punë e mirë për futbollin e Maqedonisë. Gjithsesi, premtoj se me stafin tim teknik do të jap mund maksimal në punën e përfaqësueses A. Para nesh janë edhe pesë ndeshje kualifikuese. Kjo do të jetë një sfidë e madhe për gjithë ne. Askush nuk mund të garantojë sukses, por mund të premtojmë shumë punë. Na duhen futbollistë me karakter të fortë nga të cilët duhet të bëhet ekipi që do të jetë shërbim për rezultatin”, deklaroi Lubinko Drulloviq.

Lubinko Drulloviq karierën e tij futbollistike në Serbi e ka ndërtuar në Zllatar, Slloga (Kraljeë), Uzhiçka Pozhefa, Slloboda (Uzhicë), Rad dhe Partizan, ndërsa si ndërkombëtar ka luajtur në ekipet portugeze Zhil Visente, Porto, Benfika dhe Panafiel. Drulloviq është një prej futbollistët e rralë i cili në vitit e nëntëdhjeta ka marrë pjesë në fitimin e pesë titujve të njëpasnjëshme të kampionit në Portugali (1995, 1996, 1997, 1998 i 1999.), katër Kupave kombëtare (1994, 1998, 2000, 2001.) dhe pesë titujve të Super Kupës (1993, 1994, 1996, 1998, 2001.). Për ekipin përfaqësues të Jugosllavisë ka zhvilluar 38 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Karrierën si trajner e ka nisur në ekipin portugez Turizense (2006-2007), ndërsa ka drejtuar edhe KF Banatin nga Zrenjanin (2008), si dhe skuadrën sllovene Drava (2008).

Si seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë për futbollistë deri 19 vjeç ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropina të vitit 2013 në Lituani. Të njëjtin vit i është ndarë çmimi ‘Topi i artë’ për trajner më të mirë të vitit nga ana e Lidhjes së futbollit të Serbisë. Në shkurt të vitit 2014 emërohet ushtrues detyre i përfaqësueses A të Serbisë. Ekipin kombëtar serb ai e ka drejtuar në katër ndeshje, duke shënuar dy fitore (Republika e Irlandës 2:1 dhe Xhamajka 2:1), barazim (Panama 1:1) dhe një humbje (Brazil 0:1).

Si Federatë besojmë në kualitetet dhe cilësitë e tij. Vlerësojmë se me karakterin e tij, profesionalizimin dhe para së gjithash përvojën e suksesshme si trajner do të ngrejë më lartë standardet e punës dhe do të jetë seleksionues i cili në bashkëpunim me stafin teknik do të bëjë zgjedhjen më të mirë të futbollistëve. Vlerësojmë se Lubinko Drulloviq maksimalisht seriozisht do t’i qaset secilës ndeshje, do të krijojë ekip kompakt ku individët do të jenë në funksion të kolektivit dhe se do të kemi sukses. Federata me gjithë kapacitetet e saj do ta mbështesë në punën e tij dhe do t’i mundësojë kushte ideale për punë, me qëllim të vetëm suksese në ndeshjet që pasojnë.

Prezantimi zyrtar i Lubinko Drulloviqit si seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë do të bëhet më 28 prill 2015.




   
   
Reprezentacioni A