Publikuar më 10 Октомври, 2016 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë ka pësuar humbje të pafat 2:3 nga Italia në takimin e xhiros së tretë të kualifikimeve për Botërorin ‘Rusi 2018’. Italianët avansuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Nestorovski dhe Hasani për vetëm 2 minuta negativën e kthyen në epërsi 2:1 për Maqedoninë. Fati sërish kundër Maqedonisë që pranon gol në kohën shtesë për humbje 2:3, pasi paraprakisht miqtë barazuan në 2:2.
Maqedonia e pafat që humb 2:3 nga 4 herë kampionët e botës Italia, në një ndeshje shumë pozitive në të cilën futbollistët merituan shumë më shumë se disfatë tragjike në sekondat e fundit. Koha shtesë sërish fatale për përfaqësusen e vendit që pas humbjes 2:1 nga Shqipëria me gol të pranuar në vazhdime dhe penaltisë së humbur nga Jahoviq në vazhdimin e ndeshjes së humbur 2:1 nga Izraeli, vjen tani tjetër goditje pikërisht pas përfundimit të 90-të minutave të rregullt që u merr futbollistëve minimum një pikë të merituar. Takimi me Italinë nisi me kansojen e Pandevit në fillim të ndeshjes, mirëpo italianët avansojnë në minutën e 24-t kur Beloti ndjek mirë harkimin nga këndi dhe realizon për epërsi 0:1 të miqve.
Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim edhe pse Maqedonia vazhdimisht ishte kërkuese, ndërsa fraksioni i dytë nisi me sulm të përforcuar pasi u inkuadrua Ibraimi. Kjo solli rezultat pasi sulmet e vazhdueshme u kurorëzuan në minutën e 57-të kur Nestorovski lëviz bukur para portës kundërshtare dhe me një të djathtë precize barazon shifrat në 1:1. Italianët u zunë të befasuar dhe pa marrë veten nga goli i parë, pranuan të dytin, tani me autor Ferhan Hasanin. Kundërsulm i shpejtë i Pandevit dhe Nestoroviskit, ky i fundit kthen për Hasanin, i cili me goditje precize mposht Bufonin për epërsi 2:1 të Maqedonisë. Mirëpo miqtë treguan shumë insistim në vazhdim dhe ndoshta edhe me ndihmën e fatit arritën të përmbysin gjithçka me dy gola të Imobiles. Fillimisht në minutën e 75-të futbollisti i Lacios realizon për 2:2, ndërsa në kohën shtesë shënon golin e fitores dhe tre pikëve për Italinë.
KUALIFIKIMET PËR KB 2018 – GRUPI G (Xhiroja e 3-të)
MAQEDONI – ITALI 2:3 (0:1)
Stadiumi: ‘Filipi i Dytë’ në Shkup
Arbitër: Deni Mekkili
Golashënues: Nestorovski 57’ dhe Hasani 59’ (Maqedonia), ndërsa Belto 24’ dhe Imobile 75’ e 90’+2’ (Italia)
MAQEDONIA: Bogatinov, Shikov, Mojsov, Ristevski, Ristovski, Zhuta (Ibraimi 46’), Spirovski, Hasani (Trajçevski 80’), Alioski, Pandev, Nestorovski (Petroviq 68’).
Seleksionues: Igor Angellovski
ITALIA: Bufon, Barzali, Bonuçi, Bernardeli (Sansone 64’), De Shiljo, Romanjoli, Kandreva, Bonaventura (Parolo 64’), Verati, Beloti, Imobile.
Seleksionues: Xhanpjetro Ventura