Publikuar më 01 Август, 2017 në Lajme, UEFA Super Cup
Kanë mbetur vetëm disa ditë deri në ngjarjen më të madhe futbollistike në vendin tonë. Gjithë dashamirët e vërtetë të futbollit presin 8 gushtin, ditën kur do të përplasen mes veti dy nga klubet më të mira në Europë në gjithë historinë e futbollit, Real Madridi dhe Mançester Junajtedi. Shkupi dhe Maqedonia përfundimisht këto ditë do të jenë në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv dhe më gjë rë në gjithë botën. Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski thotë se pret spektakël futbollistik që gjatë kohë do të tregohet, lojë fer dhe të hapur dhe me shumë gola.
“Si president i Federatës së futbollit të Maqedonisë vërtet jam krenar që kemi arritur të realizojmë aktivitetet për ogranizimin e Super Kupës së UEFA-së-Shkupi 2017. Kemi punuar shumë dy vitet e kaluara dhe vlerësoj se bashkë me tjerët të kyçur në organizim, Qytetin e Shkupit dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë me sukses kemi kompletuar këtë projekt, realizimi i të cilit ka mbetur. Posaçërisht më vjen mirë që pikërisht Federata e futbollit të Maqedonisë me besimin e marrë nga UEFA për organizimin e ndeshjes së Super Kupës u bë një prej ambasadorëve më të mëdhenj të vendit tonë, promovuese e lojës korrekte, të kuyçjes sociale dhe shoqërore, promovuese e vlerave pozitive në shoqërinë tonë. Finalja në Shkup është ngjarje që do të jetë impuls shtesë dhe motivim për zhvillimin e futbollit në vendin tonë dhe në rajon kuptohet. E ardhmja është te talentët e rinjë të futbollit. Po u’a rikujtoj se mbi 5 000 djelmosha të rinjë nga 7-të rajone të ndryshme të Maqedonisë janë pjesë e Ligës së Fëmijëve nën organizim të FFM-së. Si Federatë me gjithë forcat dhe mundësitë do të mundohemi të kontribuojmë edhe më tej që sa më shumë fëmijë të lidhen me sportin dhe futbollin”, thotë Ilço Gjorgjioski, president i Federatës së futbollit të Maqedonisë.