Publikuar më 03 Ноември, 2016 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 12-të nëntor në Granada kundër Spanjës zhvillon takimin e rradhës të eliinatoreve për kualifikim në Kampionatin Botëror që vitin 2018 do të zhvillohet në Rusi. Seleksionuesi Igor Angellovski ka vendosur për ndryshime të dukshme në krahasim me tre ndeshjet e para. Në formacionin e përfaqëueses A të Maqedonisë për takimin me Spanjën janë thirur shtatë futbollistë nga përfaqësuesja U 21 e cila siguroi kualifikim në Kampionatin Europian për të rinjë që do të mbahet vitin e ardhshëm në Poloni. Seleksionuesi Angellovski len të hapur mundësinë që të dërgojë ftesë shtesë pas përfundimit të xhiros së fundjavës në kampionatin vendor.
Portierë: Igor Aleksovski (Vardar), Stole Dimitrievski (Gimnastik-Spanjë), Filip Gaçevski (Vardar);
Mbrojtës: Stefan Ristovski (Rieka-Kroaci), Leonard Zhuta (Rieka-Kroaci), Daniel Mojsov (AEK Larnaka-Qipro), Vançe Shikov (Nefçi-Azerbajxhan), Kire Ristevski (Vashash-Hungari), Gjoko Zajkov (Sharloa-Belgjikë), Darko Velkovski (Vardar);
Mesfushorë: Ferhan Hasani (Shkëndija), Stefan Spirovski (Vardar), Nikolla Gjorgjiev (Grashoper-Zvicër), Ezgjan Alioski (Lugano-Zvicër), Boban Nikollov (Vardar), Enis Bardhi (Ujpesht-Hungari), David Babunski (Crvena Zvezda-Serbi);
Sulmues: Goran Pandev (Xhenova-Itali), Ilija Nestrovski (Palermo-Itali), Besart Ibraimi (Shkëndija), Kire Markoski (Rabotniçki).
Grumbullimi i përfaqësueses më të mirë të Maqedonisë është caktuar më 7 nëntor në orën 12:00 në hotelin ‘Grand Plaza’ në Shkup. Seanca e parë stërvitore më 7 nëntor (e hënë) do ët zhvillohet në orën 17:30 në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’. Më 8 nëntor (e martë) dhe 9 nëntor (e mërkurë) stërvitjet do të realizohen nga ora 12:00 në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’.