Liga rajonale për kategori të reja është shumë e rëndësishme për klubet

Publikuar më 17 Јануари, 2017 Lajme


Në mbledhje konstruktive me klubet e Ligës së Parë e mbajtur në “Shtëpinë e futbollit”, koordinatori për kategori të reja pranë FFM-së, Zoran Stratev prezantoi idenë e formimit të një gare rajonale për kategori të reja në të cilën do të kyçeshin ekipe nga Maqedonia, BeH, Mali i Zi, Hungaria, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia.

Pas bisedimeve fillestare në Zagreb me përfaqësuesesit e asociacioneve të kyçura në projekt në ligën rajonale për të rinjë do të garonin gjeneratat e vitit 2002 (ekipet deri 16 vjeç) dhe 2014 (ekipet deri 14 vjeç), ndërsa gara do të fillonte në shtator të këtij viti.

Zoran Stratev thotë se gjithë klubet e interesuara për pjesëmarrje në këtë garë informata të detajuara rreth formatit dhe kalendarit për garën do të mund të marrin në mbledhjen e dytë të caktuar më 30 janar në Zagreb në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të 7-të federatave.

“Në princip gjithë klubet që ishin të pranishme në mbledhje treguan interes për pjesëmarje në garën rajonale. Është e qartë për gjithë ne se klubet dhe futbollistët e rinjë do të kenë përfitim të madh nga zhvillimi i ndeshjeve ndërkombëtare me ekipi të njohura dhe kualitative të rajonit si Partizani, Dinamo, Crvena Zvezda, Akadamia Pushkash, Olimpia, Hajduk, Maribor apo Buduqnost. Për futbollistët e rinjë përvoja që do të fitonin nga ndeshjet e këtilla me kundërshtar të fortë të rajonit do të ishte e rëndësisë së madhe për zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Pjesë e madhe e këtyre klubeve dominojnë në kampionatet vendore, fitojnë ndeshjet me diferencë të madhe, ndërsa kjo nuk do të ishte njëjtë në rast të ligës rajonale, aty ndeshjet do të ishin shumë më të paqarta dhe më kualitative”, shprehet Stratev.

Koordinatori për kategoritë e reja pranë FFM-së cek se në ligën rajonale do të merrnin pjesë ekipet që do të renditen më mirë në kampionatin vendor.  

“Nëse gjithçka shkon si duhet dhe sipas asaj që jemi marrë vesh, liga do të startonte që në shtator. Në mbledhjen e ardhshme në Zagreb duhet të definojmë apo ndërtojmë kriteriumet në lidhje me pjesëmarrjen e ekipeve, mirëpo sipas bisedave paraprake në ligë do të merrnin pjesë ekipet më të organizuara të rajonit, që thuajse sipas një rregulli ata janë ekipet që zënë vendet e para në kampionatet vendore”, potencon Stratev.

Në mbledhjen në Federatën e futbollit të Maqedonisë të pranishëm ishin përfaqësues të Vardarit, Rabotniçkit, Shkëndijës, Shkupit, Pobedës, Bregallnicës, Sileksit dhe Makedonija Gj.P.



   
   
Reprezentacioni A