Liga e Parë në sezonin e ri transmetohet në Arena Sport dhe MTV

Publikuar më 16 Јули, 2019 Lajme


Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, javën e kaluar në Beograd zhvilloi takim me përfaqësues të TV Arena Sport në lidhje me të drejtat televizive të ndeshjeve të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

Pas bisedimeve në zyrat e TV Arena Sport, drejtuesit e kanalit sportiv rajonal, dorëzuan ofertë zyrtare në adresë të FFM-së për blerje të të drejtave televizive të ndeshjeve të Ligës së Parë, të drejtat e Kupës së Maqedonisë për të drejta ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve në teritoret ku transmetohet programi i TV Arena Sport.

Drejtuesit e FFM-së ofertën e prezantuan para përfaqësuesve të klubeve të Ligës së Parë dhe bashkarisht sollën vendim që të drejtat televizive t’i jepen kanalit më të mirë sportiv në rajon, TV Arena Sport, ndërsa mjetet e fituara nga shitja e të drejtave televizive të shfrytëzohen për mbulimin e harxhimeve të klubeve të Ligës së Parë në kotizim për pjesëmarrje në elitë.

Në projektin e të drejtave televizive të ndesheve të Ligës së Parë të Maqedonisë do të jetë i kyçur edhe servizi shtetëror (MTV). Dy ndeshje të secilës xhiro (e shtunë dhe e dielë) do të transmetohen edhe në MTV që mbulon teritorin e Maqedonisë.

Pas bisedimeve të sukesshme, me kënaqësi kominukojmë arritjen e marrveshjes për shitjen e të drejtave televizive për ndeshjet e Ligës së Parë. Pranuam ofertë dhe të drejtat tashmë i takojnë Arena Sportit. Me këtë hap ne përcjellim një mesazh të gjërë. Ky është mesazh se futbollin e kthejmë në televizion përmes transmetimeve direkte, të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit tonë me Arena Sport si kanal më i fortë sportiv në rajon dhe MTV si servis nacional. Nga ana tjetër, kjo është mundësi e madhe për klubet, jo vetëm për faktin që do të lirohen nga detyrimi për pagesën e kootizimit për pjesëmarrje në kampionatin vendor, por edhe shumë më shumë. Për shkak të vëmendjes që do të kenë klubet dhe mundësinë e promovimit në çdo aspekt. Me transmetimin e ndeshjeve në kanalin rajonal televiziv, rritet përgjegjësia te klubet, por edhe te arbitrat dhe gjithë pjesëmarrësit tjerë. Detyra jonë është ta ruajmë imazhin dhe vlerat e futbollit tonë dhe të punojmë për ta bërë atë edhe më të suksesshëm dhe më të popularizuar. FFM mbetet servis i klubeve për përmirësimin e imazhit dhe për prezantimin sa më të mirë të ligës vendore. Vetëm bashkarisht mund t’i tregojmë rajonit se edhe në vendin tonë kemi ekipe të forta, futbollistë të mirë dhe futboll cilësorë”, deklaroi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Ndeshjet e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë për herë të parë në historinë e futbollit tonë do të transmetohen në një kanal sportiv rajonal. 



   
   
Reprezentacioni A