LIGA E PARË: Kalendari dhe orari i ndeshjeve për sezonin e ri

Publikuar më 26 Јули, 2021 Liga e Parë e Maqedonisë, Lajme


Në “Shtëpinë e Futbollit” sot është hedhur shorti dhe është shpalosur kalendari i ndeshjeve për sezonin e ri garues në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.

Në xhiron e parë, kampionët në fuqi Shkëndija do të luajë si mysafirë në Kavadar kundër Tikveshit. Skuadra e Bregallnicës ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Shkupit. Skopje do të jetë mysafirë i Renoës, Makedonija Gjorçe Petrovi do të përballet me Pelisterin. Në Strumicë, Akademia Pandevi do të pret Struga Trim Lumin, përderisa Rabotniçki do të takohet me Borecin.

Ndeshjet e xhiros së parë do të luhen me 8 gusht me fillim nga ora 17:30.

Në vijim kalendari i ndeshjeve deri në xhiron e 22-të, që do të thotë deri në fillim të raundit të tretë të ndeshjeve. 

Kalendari dhe Orari i ndeshjeve






   
   
Reprezentacioni A