Publikuar më 24 Јануари, 2018 në Lajme, UEFA Liga e Kombeve
Në
shortin e sotëm të garës më të re të UEFA-së – Ligës së Kombeve, Maqedonia u
gjend në grupin D4, ku për kundërshtar do të ketë Armeninë, Lihtenshtajnin dhe
Gjibraltarin.
“Qëllimi ynë është vendi i parë, do të luajmë që të dalim fitues të grupit. Do të vendosin përballjet me Armeninë, mirëpo patjetër të hyjmë maksimalisht të motivuar edhe kundër Lihtenshtajnit dhe Gjibraltarit. Do të koncentrohemi në analizojmë kundërshtarët, mirëpo duhet gjithë ta kemi të qartë se më të rëndësishëm jemi ne, ne duhet të jemi në nivelin tonë më të mirë. Shpresoj të jemi gjithë shëndosh dhe tërësish të fokusohemi në këtë garë. Besoj në kualitetin dhe karakterin e futbollistëve tanë, pasi që kanë dëshmuar se mund të bartemi me përfaqësuese shumë më cilësore. Për sukses duhet mbështetje nga të gjithëve, kjo Maqedoni e meriton atë”, shprehet seleksionuesi Igor Angellovski pas hedhjes së shortit në Lozanë të Zvicrës.