Publikuar më 04 Септември, 2018 në Lajme, Lajme
”Liga e Kombeve është një mundësi e re për gjithë ne. Përgatitemi një periudhë më të gjatë, tashmë disa vite jemi bashkë në përfaqësuese dhe njihemi shkëlqyeshëm. Futbolli sot nuk lejon lëshim para kohe, jemi favoritë përballë Gjibraltarit, mirëpo patjetër këtë ta dëshmojmë në terren. Nuk ikim nga roli i favoritit dhe këtë do ta dëshmojmë në këtë ndeshje. Një pjesë e madhe e reprezentuesve tanë luajmë në klube shumë të mira, janë standard në skuadrat e tyre dhe shpresoj këtë ta bartim edhe në ndeshjet e ekipit përfaqësues në Ligën e Kombeve”, deklaroi reprezentuesi i Maqedonisë, Stefan Ristovski.