Publikuar më 16 Декември, 2021 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë do të përballet me
Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin në edicionin e Ligës së Kombeve për
sezonin 2022/23.
Në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës janë bërë të ditura grupet për 55 përfaqësueset të cilat do të jenë pjesë e Ligës së Kombëve.
LIGA A:
Grupi 1: Austria, Kroacia, Danimarka, Franca
Grupi 2: Çeki, Zvicër, Portugali, Spanjë
Grupi 3: Hungari, Angli, Gjermani, Itali
Grupi 4: Uells, Poloni, Hollandë, Belgjikë
LIGA B:
Grupi 1: Armeni, Irlandë, Skoci, Ukrainë
Grupi 2: Shqipëri, Izrael, Rusi, Island
Grupi 3: Mali i Zi, Rumani, Finlandë, Bosnjë dhe Hercegovinë
Grupi 4: Slloveni, Serbi, Norvegji, Suedi
LIGA C:
Grupi 1: Letoni, Ishujt Faroe, Luksemburg, Turqi
Grupi 2: Kosovë, Qipro/Estoni, Greqi, Irlanda e Veriut
Grupi 3: Azerbejxhani, Kazakistan/Moldavi, Bjellurusi, Sllovaki
Grupi 4: Maqedoni, Gjeorgji, Gjibraltar, Bullgari
LIGA D:
Grupi 1: Andora, Letoni, Kazakistan/Moldavi, Lihteshtajn
Grupi 2: San Marino, Qipro/Estoni, Maltë
Ndeshjet e Ligës së Kombeve do të luhen në qershor të vitit të ardhshëm (katër ndeshje) dhe në shtator (dy ndeshje). Përfaqësueset që përfundojnë në vendin e parë nga secili grup do të sigurojnë një vend në plej-of, fazë e cila do të zhvillohet në qershor të vitit 2023. Përfaqësuesja më e mirë nga LIGA do të sigurojë vend në Kampionatin Europian 2024.