Liga e Kombeve: Maqedonia në grup me Armeninë, Letoninë dhe Ishujt Faroe

Publikuar më 08 Февруари, 2024 Lajme, Lajme


Bllagoja Milevski: Secili kundërshtar ka qasje të ndryshme, por ne nuk i ikim përgjegjësisë dhe synimi për ne është vendi i parë në grup.

Federata Europiane e Futbollit – UEFA ka mbajtur shortin për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që fillon në shtator të këtij viti.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Bllagoja Milevski u shortua në Paris në grup me Armeninë, Letoninë dhe Ishujt Faroe.

Grupet e Ligës së Kombeve - Liga C:

Grupi 1: Suedi, Azerbajxhan, Sllovaki, Estoni

Grupi 2: Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar

Grupi 3: Luksemburg, Bullgari, Irlanda Veriut, Bjellorusi

Grupi 4: Armenia, Ishujt Faroe, Maqedoni, Letoni

Maqedonia ka bilanc pozitiv me të gjitha përfaqësueset. Ishujt Faroe janë një skuadër me të cilën nuk kemi luajtur me këtë gjeneratë futbollistësh.

Blagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:

“Nëse në ciklet e mëparshme ishim në grupe që donim shumë t'i shmangnim, këtë herë nuk është kështu.

Nuk ka të favorit në futbollin e sotëm. Uroj vetëm të jemi mirë dhe pa lëndime.

Kemi duele të kaluara me të gjitha përfaqësueset në grup, duket qartë se me këta kundërshtarë kemi edhe eksperienca pozitive edhe të këqija. Duhet të jemi plotësisht të fokusuar. Le të kemi qasjen e duhur ndaj çdo kundërshtari.

Armeninë e mundëm në ndeshjen e fundit me rezultat 5:0, por të mos harrojmë se edhe atje humbëm 4:0. Ishujt Faroe dhe Letonia hyjnë me llogaritjet dhe pritshmëritë e tyre.

Secili kundërshtar sjell një qasje të ndryshme, por ne nuk ikim nga përgjegjësia dhe synimi për ne është vendi i parë në grup”.

Liga e Kombeve nis me ndeshjet në shtator dhe vazhdon me ndeshjet në tetor dhe nëntor.




   
   
Reprezentacioni A