Liga e Kombeve: Maqedonia e nis kundër Bullgarisë në transfertë

Publikuar më 17 Декември, 2021 Lajme, Lajme


Në Nion të Zvicrës, UEFA ka programuar orarin e ndeshjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve për sezonin 2022/23.

Përfaqësuesja e Maqedonisë është në grupin e 4-t të Ligës C me përfaqësueset si Bullgaria, Gjeorgjia dhe Gjibraltari. Ekipi jonë më i mirë përfaqësues e nis këtë cikël si mysafirë i Bullgarisë me 2 qershor të vitit 2022. Ndeshjen e parë në shtëpi e luajmë kundër Gjeorgjisë me 9 qershor 2022.

2. qershor 2022. Bullgari – Maqedoni (20:45)

5. qershor 2022. Gjibraltar – Maqedoni (18:00)

9. qershor 2022. Maqedoni – Gjeorgji (20:45)

12. qershor 2022. Maqedoni – Gjibraltar (18:00)

23. shtator 2022. Gjeorgji – Maqedoni (18:00)

26. shtator 2022. Maqedoni – Bullgari (20:45)





   
   
Reprezentacioni A