Publikuar më 23 Јули, 2014 në Licencimi, Lajme
Licencimi do të mbahet më 29 korrik 2014 (e martë) me fillim në orën 11:00 në hotelin ‘TCC Grand Plaza’ në SHkup. Nga ora 10:30 deri në orën 11:00 do të kryhet dorëzimi i dokumentacionit të kompletuar tek një person zyrtar i FFM-së që do të jetë i pranishëm në hotel.
Sipas Rregullores për dhënien e lejeve (licencave) për punë të trajnerëve të Organizatës së trajnerëve pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë, prania në licencimin vjetor të të gjithë trajnerëve të stafit teknik të ekipeve senior është i patjetërsueshëm. Mos prania sjell pasojë me mos dhënie të licencës/lejes për punë për sezonin 2014/15 dhe mos futje të trajneit në sistemin Komet që nënkupton se i njëjti num mund të udhëheqë (të punojë) me ekipin.
Ju rikujtojmë se prania në licencimin vjetor është detyrim i marë nga konventa e trajnerëve të UFEA-së dhe e adaptuar në Rregulloren për dhënie të licencave/lejeve të trajnerëve në teritorin e RM-së, ndërsa në bazë të së cilës organizohet shkollimi dhe dhënia e diplomave të UEFA-së dhe vazhdimi i tyre. Mos prania në licencimin vjetor mund të rrezikojë validitetin e diplomës së UEFA-së të cilën trajnerët e posedojnë.
Personi për kontakt:
Mario Gjurçinovski +389 2 3204477
e-mail: мario.gjurcinovski@ffm.com.mk