Liçencimi UEFA i klubeve për sezonin 2015/2016

Publikuar më 22 Јуни, 2015 Licencimi, Lajme


Në pajtueshmëri më afatet kohore të aktiviteteve për liçencim për garat e UEFA-së për sezoni 2015/2016, 9 (nëntë) klube dorëzuan kërkesë për liçencim, edhe atë:KF Vardari SHA - Shkup;

KF Horizont Turnova SHA - fsh. Turnovë;

KF Metalurgu SHA - Shkup;

KF Rabotniçki SHA - Shkup;

KF Shkëndija SHA - Tetovë;

KF Renova SHA - fsh. Xhepçisht;

KF Sileksi SHA - Kratovë;

KF Pelisteri SHA - Manastri;

KF Teteksi SHA - Tetovë.

Pas kontrolli të detajuar të dokumetacionit, Reparti për Liçncim pranë FFM-së dorëzoi raport të veçantë për secilin klub deri te Komisioni për Liçencim në FFM, e cila është kompetente për te marrë vendime.

Në mbledhjen e vet, Komisioni për Liçencim, solli këta vendime: 

klubeve:

KF Metalurg SHA - Shkup;

KF Pelisteri SHA - Manastir,

mos të ju jepet liçenca për pjesëmarje në garat e UEFA-së për sezonin 2015/2016.

Ndërsa klubeve:

KF Vardari SHA - Shkup;

KF Horizont Turnova SHA - fsh. Turnovë;

KF Rabotniçki SHA - Shkup;

KF Shkëndija SHA - Tetovë;

KF Renova SHA - fsh. Xhepçisht;

KF Sileksi SHA - Kratovë;

KF Teteksi SHA - Tetovë,

tu jepet liçenca për pjesëmarje në garat e UEFA-së për sezonin 2015/2016.

Klubet ndeshjet e tyre si vendas do t'i luajnë në stadiumin e vetëm të liçencuar për garat e UEFA-së, Arenën nacionale Filipi i Dytë në Shkup.

UEFA përmes FFM-së bart të drejtën që në vendngjarje dhe në çdo kohë të vizitojë klubet dhe në bazë të dokumentacionit të dorëzuar të kërkojë fakte tjera në periudhën e mëtejshme. 

Klubet që siguruan pjesëmarje në garat e UEFA-së do të hyjnë në procesin e Fair Play-t finansiar, ku janë të detyruar të njoftojnë më tej.

Me marrjen e kësaj liçence, nuk don të thotë që klubet automatikisht kanë marrë liçencë për pjesëmarje në kampionatin vendor për sezonin 2015/2016.

Reparti për Liçencim.



   
   
Reprezentacioni A