Licencimi për klube: Mbahet mbledhje e shtëpive revizore

Publikuar më 08 Февруари, 2017 Lajme


Departamenti për Licencim pranë FFM-së, si pjesë e strategjisë për të ndihmuar klubet në procesin e licencimit për klube mbajtën mbledhje me shtëpitë revizore të cilat klubet që kanë aplikuar për garim në kompetvione të UEFA-së dhe Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë i kanë paraqitur si revizues të tyre.

Mbledhja u mbajt në hapsirat e FFM-së, ndërsa u fol për rregullat, mënyrën dhe principet në bazë të të cilave duhet të dorëzohen informata të karakterit finansiar.

Shtëpive për revizion u prezantua raporti nga inspeksioni i UEFA-së në Departamentin për licencim të FFM-së dhe vëerjetjet në të njëjtin, posaçërisht me ato që kanë të bëjnë me plotësimin e kriteriumeve finansiare me theks të veçantë raportet e revizioneve.

U potencuan edhe lëshimet më të shpeshta, gjegjësisht gabimet që mund të paraqiten gjatë përpunimit të raporteve revizive dhe u dhanë sqarime si mund të shmangen të njëjtat. Përfaqësuesve të shtëpive revizive u dorëzua Rregullorja e UEFA-së dhe FFM-së për licencim të klubeve-botim i vitit 2015, si dhe raport i UEFA-së për punën finansiare të klubeve në Evropë për vitin finansiar 2014.

Departamenti për licencim pranë FFM-së mbetet i hapur për bashkëpunim me shtëpitë revizive me qëllim përmirësimin e informatave finansiare dhe raportet të cilat klubet i dorëzojnë në FFM. 



   
   
Reprezentacioni A