Liçencimi për ekipe për UEFA sezoni 2017/2018

Publikuar më 15 Мај, 2017 Vendimet, Lajme


Departamenti për liçencim i Federatës së futbollit të Maqedonisë jep informatën në vijim në lidhje me liçencimin e klubeve për pjesëmarrje në garat e UEFA-së për sezonin garues 2017/18, pas vendimeve të Komisionit për Liçencim.

Për pjesëmarrje në garat ekipore nën organizim të UEFA-së për sezonin garues 2017/18 nga Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë paraqitje/kërkesë dërguan 7-të klube. Pas kontrollit të dokumentacionit të dorëzuar, Komisioni për Liçencim pranë FFM-së solli këto vendime:

- Miratohet kërkesa dhe jepet liçencë për garat e UEFA-së për klubet:

KF Vardar SHA-Shkup

KF Pelister SHA-Manastir

KF Rabotniçki SHA-Shkup

KF Renova SHA-Xhepçisht

KF Sileksi SHA-Kratovë

KF Shkëndija-Tetovë

- Nuk miratohet kërkesa dhe nuk jepet liçencë për garat e UEFA-së për:

KF Bregallnica 2008 SHA-Shtip



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A