Publikuar më 26 Јануари, 2015 në Licencimi, Lajme
Në pajtueshmëri me afatin për paraqitje të klubeve nga FFM për licencimin e klubeve për garat e UEFA-së për sezonin garues 2015/16, nga 15.01.2015 klubet që pasojnë janë paraqitur për pajisje me licencë evropiane:
- KF Vardari
- KF Rabotniçki
- KF Shkëndija
- KF Sileksi
- KF Renova
- KF Metalurgu
- KF Teteksi
- KF Horizonti
- KF Pelisteri
Është mbyllur edhe distribuimi i informatave të nevojshme dhe obligimeve nga ana e FFM-së ndaj klubeve në bazë të tabelës kohore, ndërsa gjatë muajve shkurt dhe mars pason dorëzimi dhe kompletimi i dokumentacionit nga ana e klubeve drejt Repartit për Licencim të FFM-së, pas çka do të vendoset cilat klube do të pajisen me licencën e nevojshme për pjesëmarje në Kupat e UEFA-së në sezonin e ardhshëm.
FFM ka një vend në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe tre vende për kualifikimet për Liga Evropa.