Publikuar më 23 Декември, 2024 në Licencimi, Lajme
Departamenti i Licencimit në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në përputhje me afatin e fundit për aplikimin e klubeve për licencimin për garat e UEFA-s për sezonin 2025/2026, deri më 20 dhjetor 2024, për marrjen e licencës evropiane, njofton për aplikacionet e dorëzuara nga klubet e mëposhtme:
- FC RABOTNIÇKI
- KF SHKËNDIJA
- FC SILEKS
- FC STRUGA TRIM LUM
- FC SHKUPI
- FC PELISTER
- FC VARDAR
- AP BRERA Strumica
- KF GOSTIVAR
- KFF TIVERIA
- KFF LUBOTEN
- KFF KAMENICA SASA
Departamenti i Licencimit në kuadër të FFM-së po ashtu informon se shpërndarja e informatave dhe formularëve të nevojshëm nga FFM-ja për klubet ka përfunduar sipas orarit dhe gjatë muajve shkurt dhe mars do të bëhet dorëzimi dhe plotësimi i dokumenteve nga klubet në departament për Licencimin e FFM-së. Pas përfundimit të procedurës do të vendoset se cilat klube do të marrin licencën e nevojshme për të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm të garave të UEFA-s.