Letra zyrtare nga UEFA dhe FIFA për mosmarrëveshjet ndërmjet ARSM dhe FFM

Publikuar më 01 Февруари, 2021 Lajme


Duke treguar sërish transperencën dhe përkushtimin ndaj vlerave të futbollit, Federata e Futbollit të Maqedonisë ashtu siç paralajmroi në pres-konferencën e zhvilluar me 22 janar, do ta ndanë me ju letrën zyrtare nga Sekretarët e Përgjithshëm të UEFA-së dhe FIFA-së në lidhje me mosmarrëveshjen ndërmjet Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë. 

“Në drejtim të komunikimit tonë të vazhdueshëm, FIFA dhe UEFA mbështesin Federatën e Futbollit të Maqedonisë, Statuti do t'i nënshtrohet shqyrtimit të plotë pas Kuvendit zgjedhor të FFM-së dhe zgjedhjes së Këshillit Drejtues. 

Në përputhje me praktikën e qeverisjes së mirë, FIFA dhe UEFA fuqimisht rekomandojnë që anëtarët e tyre të mos bëjnë ndryshime në statutin e tyre para zgjedhjeve, por vetëm pas tyre.

Edhe pse data e Kuvendit zgjedhor nuk është caktuar ende, ne besojmë se ai do të mbahet në kohën e duhur dhe brenda afati të arsyeshëm. Qëllimi i rishikimit të Statutit të FFM-së nuk është vetëm në drejtim të pajtueshmërisë me Statutet e FIFA-s dhe UEFA-s, por edhe në drejtim të pajtueshmërisë me legjislacionin kombëtar.

Ne besojmë se FFM mund të organizojë procesin zgjedhor në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar”, thuhet në letrën e përbashkët të dërguar nga UEFA dhe FIFA.

Në pres konferencën e fundit në "Shtëpinë e Futbollit", presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini informoi publikun për mbulimin manipulues mediatik me përmbajtje të pavlefshme të publikuar nga Agjencia për Rini dhe Sport që synonte të linte në hije vitin e madh i cili është pas Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Ne jemi plotësisht të bindur se në të ardhmen, së bashku me të gjithë aktorët e lidhur, do të punojmë me zell për të përmirësuar kushtet në futbollin vendor, duke rënë dakord mbi nevojën për implementimin dhe zbatimin e ligjeve të shtetit.



   
   
Reprezentacioni A