Lëshohen në përdorim reflektorët në Petar Millshoevski në Manastir

Publikuar më 08 Мај, 2024 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë përfundoi aktivitetet e projektit të ndriçimit në stadiumin “Petar Milloshevski” dhe i vuri në përdorim e reflektorët.

Mbi 250 llamba të mëdha janë vendosur në shtyllat me gjatësi gati 50 metra, të cilat ndriçojnë fushën dhe tribunat e “Petar Milloshevskit”. Në fazën e fundit po punohet ende për kalibrimin e llambave.

- Obligimet që Federata e Futbollit të Maqedonisë mori për rikonstruksionin e stadiumit në Manastir janë përfunduar plotësisht. Nga instalimi i sipërfaqes së barit me sistem kullimi dhe vaditjeje, deri te ndriçimi modern dhe i standardeve të UEFA-s. Mjetet janë siguruar nga FFM përmes programeve “Hat-trick” të UEFA-s. Me ndërtimin e tribunës së re jugore dhe me projektet që realizuam, Manastiri fitoi një stadium përfaqësues, por është gjithashtu e rëndësishme që treguam se së bashku me pushtetin lokal mund të ndihmojmë shumë njëri-tjetrin për zhvillimin e futbollit dhe infrastrukturës në një nga qendrat tona më të mëdha të futbollit. Pelisteri u rikthye në Ligën e Parë dhe nga vjeshta do të shohim ndeshjet nën prozhektorë në Manastir, tha presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.




   
   
Reprezentacioni A