Publikuar më 23 Јули, 2014 në Lajme
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të FFM-së, Ilija Najdoski është emëruar menaxher teknik i përfaqësueses A të Maqedonisë. Ish-anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë, pjesë e formacionit në ndeshjen e parë zyrtare të Maqedonisë kundër Sllovenisë në Kranj, anëtar i gjeneratës së Vardarit (1987) dhe fitues i Kupës së Kampionëve me Crvena Zvezdën (1991) do të kryejë funksion udhëheqës në përfaqësuesen e seniorëve.
Sasha Qiriq është emëruar menaxher teknik në përfaqësuesen deri në 21 vjet. Qiriq është një prej futbollistët më të njohur të Maqedonisë në periudhën më të re, ish-reprezentues, një prej golashënuesit më të mirë të Pelisterit dhe Vardarit, me karrierë të shkëlqyeshme ndërkombëtare në Gjermani. Thuajse një dekadë ka luajtur për përfaqësuesen e Maqedonisë, duke regjistruar 28 paraqitje.
Në mledhjen e Këshillit Drejtues të FFM-së, Vujadin Stanojkoviq u emërua ushtures detyre të seleksionuesit të përfaqësueses U-21 të Maqedonisë. Stanojkoviq është emër i madh i futbollit vendor, ish-lojtar i ekipi kampion të Vardarit nga viti 1987, anëtar i përfaqësueses së ish-Jugosllavisë për të cilën zhvilloi 24 paraqitje, ndërsa ka zhvilluar 7 takime për Maqedoninë. Momentet më të mira në karrierë i përjetoi për Partizanin e Beogradit, ndërsa efekt të rëndësishëm kishte edhe në ekipet suedeze Degeshvall dhe Treleborg. Vujadin Stanojkoviq ishte edhe ndihës trajner i ish-seleksionuesit Sreqko Katanec dhe ish-kryetar i organizatës së trajnerëve.
Vendimi për emërimin e Vujadin Stanojkoviqit për u.d. seleksionues të përfaqësueses U-21 pasoi pasi që Këshilli Drejtues i FFM-së shtyu shqyrtimin e Raportit të Komsionit për verifikimin e kandidatëve për seleksionues të përfaqësueses U-21 për shkak të mungesës në mledhjen e sotme të KD të dy nga pesë anëtarëve të komisionit të formuar paraprakisht. Vujadin Stanojkoviq do të drejtojë përfaqësuesen e shpresave deri në fund të ciklit kualifikues të eliminatoreve për KE 2015.
Këshilli Drejtues i FFM-së, solli edhe propozicionet për garim në Ligat e Treta për sezonin 2014/15, miratoi kalendarin për garim në sezonin 2014/15 në kategoritë e reja dhe miratoi edhe Rregulloren për gara.
Këshilli Drejtues i FFM-së ka caktuar çmimin e biletave për ndeshjen ndërmjet përfaqësueseve U-21 të Maqedonisë dhe Izraelit në kuadër të kualifikimeve për KE 2015. Ndeshja do të luhet më 13 gusht 2014 në stadiumin nacional ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:00. Për publikun do të hapet tribuna jugore, ndërsa biletat do të shiten me çmim prej 100 denarëve.