Publikuar më 30 Март, 2016 në Lajme, Deri më 21 vjet
Emrat e mëdhenj të futbollit francez, legjendat e Barcelonës dhe Arsenalit, Erik Abidal dhe Robert Pires ishin në rolin e komentatorëve për ndeshjen Francë-Maqedoni 1:1 për futbollistë deri në 21 vjeç, e vlefshme për eliminatoret për Kampionatin Evropian. Në vazhdim ju sjellim pikat kyçe të komenteve të Abidalit dhe Piresit.
“Maqedonia e dinte çka donte që në fillim të ndeshjes.
Nga minutat e para shtyën fuqishëm Francën, në befasi të të gjithëve.
Reprezentuesit tanë nuk dinin si të gjenden dhe Maqedonia me meritë avansoi.
Nuk krijuam asnjë aksion kolektiv dhe
mundoheshim vetëm individualisht. Mbrojtësi i tyre shënoi pa fat autogol, duke
dëshiruar të pastrojë topin në rivënie nga këndi, mirëpo edhe përkundër kësaj
reprezentuesit e Maqedonisë nuk ranë psikikisht, ndërsa kjo flet për përgatitjen
e tyre të mirë dhe punën kualitative të seleksionuesit të tyre. Kanë ekip të
mirë dhe me punë të mirë mund të jenë bartës edhe në përfaqësuesen A të vendit
të tyre”, deklaroi Erik Abidal.
“Sinqerisht, kjo përfaqësuese e Maqedonisë ishte shumë më mirë e përgatitur taktikisht se Franca. Në teren dolën pa frikë, çka me të vërtetë meriton respekt, pasi që përballeshin me ekip të fortë dhe me lojtarë që luajnë në liga shumë më të forta. Para fillimit mendoja se kjo do të jetë ndeshje e lehtë dhe tre pikë për Francën, mirëpo nuk ishte ashtu. Mesfusha e tyre ishte e shkëlqyeshme, luajnë futboll modern, nuk e largojnë në panikë topin, gjë që është shumë e mençur. Lëvdata meriton edhe seleksionuesi i tyre për ndrimet e bërë në moment të vërtetë, duke mos lejuar lojtarët të bien fizikisht. Pres që për këta djem të flitet më shumë në të ardhmen”, u shpreh Robert Pires.
Në vazhdim statistikat e ndeshjes:
Pjesa e parë:
53% | Posedimi i topit | 47% |
6 | Gjithsej goditje | 6 |
1 | Goditje në portë | 2 |
5 | Goditje jashta portës | 2 |
0 | Goditje të bllokuara | 2 |
8 | Gjuajtje të lira | 7 |
1 | Rivënie nga këndi | 5 |
1 | Pozicione jashtë loje | 1 |
11 | Harkime | 5 |
1 | Pritje të portierit | 0 |
6 | Ndërhyrje të parregullta | 6 |
0 | Kartona të verdhë | 1 |
Pjesa e dytë
Goditje të bllokuara49% | Posedimi i topit | 51% |
7 | Gjithsej goditje | 3 |
3 | Goditje në portë | 2 |
1 | Goditje jashta portës | 1 |
3 | Goditje të bllokuara | 0 |
4 | Gjuajtje të lira | 9 |
6 | Rivënie nga këndi | 2 |
2 | Pozicione jashtë loje | 1 |
16 | Harkime | 20 |
2 | Pritje të portierit | 3 |
6 | Ndërhyrje të parregullta | 4 |
Натпревар:
Kartona të verdhë51% | Posedimi i topit | 49% | ||
13 |
| 9 | ||
4 | Goditje në portë | 4 | ||
6 | Goditje jashta portës | 3 | ||
3 | Goditje të bllokuara | 2 | ||
12 | Pozicione jashtë loje | 16 | ||
7 | Rivënie nga këndi | 7 | ||
3 | Pozicione jashtë loje | 2 | ||
27 | Harkime | 25 | ||
3 | Pritje të portierit | 3 | ||
12 | Ndërhyrje të parregullta | 10 | ||
0 |