Legjendat e futbollit të Maqedonisë me një tjetër aksion humanitar

Publikuar më 07 Март, 2015 Lajme

Ngjarja humanitare ‘Të luamë për Shac-in’ u zhvillua më 6 mars në Qendrën për rekreacion dhe sport ’25 maj’ në Radovish.

Në palestër me tribuna të stërmbushura legjendat e futbollit të Maqedonisë, legjendat e KF Pllaçkovicës dhe yjet e muzikës së Maqedonisë zhvilluan dy ndeshje humanitare në ndihmë të Daniel-Shac i cili duhet të shkojë në mjekim urgjent në Turqi.

Qytetarët e Radovishit treguan humanitet të madh me atë që mbushën plot me shikues palestrën sportive, ndërsa gjithë mjetet e grumbulluara do të jepen si donacion për mjekimin e bashkëqytetarit të tyre.

Paralel me shitjen e biletatave për këtë ngjarje, Kryqi i Kuq nga Radovishi kishte vendosur pika me kutia ku vizitorët kishin mundësi të japin donacion edhe për një bashkëqytetar të tyre, Martinin, të cilit i nevojiten mjete për operim të syve.



   
   
Reprezentacioni A