Legjendat e futbollit shënuan Javën Evropiane të Sportit

Publikuar më 24 Септември, 2018 Lajme


Agjencia për Rini dhe Sport është bartëse e projektit të Komisionit Evropian “Java Evropiane e Sportit’ e cila shënohet në teritorin e gjithë Evropës prej 23 deri më 30 shtator, ndërsa në Maqedoni realizohet me moton, #MyWeek #BeActive.

Qëllimi i projektit është përfshirja e sportit për gjithë moshat, kategoritë, vendet, në të gjitha kushtet, ndërsa qëllimi përfundimtar është realizimi i ideve të Javës Evropiane të Sportit – dobitë nga aktivitetet gjatë javës së sportit të kenë efekt afatgjatë, gjegjësisht të mbeten shprehi për çdo individ në Maqedoni.

Për të shënuar “Javën Evropiane të Sportit” më 24 shtator në orën 19:00 në qendrën stërvitore të FFM-së, ‘Petar Milloshevski’ ndeshje reviale zhvilluan legjendat e futbollit të Maqedonisë dhe ish-futbollistë si: Ilija Najdovski, Dragan Kanatllarovki, Vujadin Stanojkoviq, Gjore Jovanovki, Zoran Jovanovski, Igor Mitrevski, Gjorgji Hristov, Zoran Boshkovski-Çoko, Artim Shaqiri, Stojmir Urosheviq, Dragan Veselinovski, Nexhat Shabani, Goran Gjeorgievski, Lupço Markovski, Pançe Qumbev, Vllatko Grozdanovski, Svetozar Stanovski, Zharko Serafimovski, Koço Dimitrovski, Sasha Qiriq, Srgjan Zaharivski, Dragan Mutibari, Danço Celeski, Lupço Kmetrovski dhe Tome Paçovski.

Emrave të njohur dhe legjendave të futbollit në këtë ndeshja i’u bashkua edhe drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, i cili para ndeshjes me një fjalim përshëndeti të pranishmit dhe sqaroi rëndësinë e shënimit të ‘Javës Evropiane të Sportit’.



   
   
Reprezentacioni A